back to top
Thursday, December 11, 2025
BallinaLajmeRrëfim tronditës/ Me dy plumba në trup, ish-ushtari i UÇK-së i rrethuar...

Rrëfim tronditës/ Me dy plumba në trup, ish-ushtari i UÇK-së i rrethuar nga forcat serbe futet tinëz për tu operuar, momenti kur zbulohet nga ata

Të ngjajshme

Gjashtë shtetas të Kosovës të arrestuar nga Serbia dhe një i rrëmbyer më 2025

 Pikat kufitare të Kosovës me Serbinë janë shndërruar në...

Gjendet një trup i pajetë pranë urës së Telit në Shkodër

Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm...

Bardhoshi, Bërnica dhe disa rrugë të Prishtinës iu nënshtrohen intervenimeve të KRU “Prishtinës”

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se në...

Ilir Peci paralajmëron tensione në Zveçan: Ka presion mbi administratën

Ish-kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, ka folur pas betimit...

Në emisonin e pestë n’Demos ka qenë i ftuar, ish-pjesëtari i UÇK-së, Naim Lushi, i cili ishte plagosur nga forcat serbe gjatë luftës.

Lushi ka rrëfyer se si e kishin planifikuar shokët e tij, dërgimin në spital, me qëllim që të mos kuptohej se ai ishte ushtar i UÇK-së.

“Për të më dërguar në spital u përpunu një plan i shpejtë. Spitali i Pejës kontrollohej tërsisht nga forcat serbe, ku kishte shumë të plagosur serbë. Gjasat ishin më shumë që unë të vdisja sesa të shpëtoja. Shokët kishin shkuar në shtëpi e kishin marrë familjen dhe pastaj bëhet një lloj kamuflimi që familjaret e mi të më dërgojnë në spital si një rast civil. Në spital më derguan me një makinë të cilën na i dha i ndjeri Nexhat Dragaj. Kur u futem brenda te porta e spitalit në barelën në të cilën isha unë i vendosur, mbahej nga Afrim Çeku dhe nga axha im Ramiz Lushi, nëna ime ishte pranë tyre. Në pytjen e parë që pyeten se si ishte plagosur, u thanë se e ka shpërthyer kau”, deklaroi Lushi.

Mes rrëfimit të tij emocionues, ish-pjesëtari i UÇK-së, Naim Lushi rrëfen se si e kuptuan forcat serbe që ai bënte pjesë në Ushtrinë Çlirimtare, dhe nuk ishte civil, ashtu siç ishte deklaruar tek ata.

“Operimi nuk mund të kryhej pa një fotografim. Në rengen punonte një serb, në momentin kur është kryer fotografimi e ka parë që unë isha i plagosur, sepse dy plumba më kishin mbetë në trup. Dhe aty u kuptua gjithçka.” ka potencuar Lushi.

Ai ndër të tjera ka tregur se pas kryerjës së operimit të tij, u shtuan forcat serbe që e rrethonin spitalin e Pejës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz