BallinaLajmeSerbët e Graçanicës nisen për të votuar në Serbi

Serbët e Graçanicës nisen për të votuar në Serbi

Të ngjajshme

Raporti i Bankës Botërore: Rritja ekonomike në Ballkanin Perëndimor mbetet e ngadaltë

Rritja ekonomike në Ballkanin Perëndimor pritet të mbetet e...

Nënshkruhet marrëveshja për projektin e punimeve në Parkun Industrial të Lipjanit

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit,...

Një person humb jetën në vendin e tij të punës në Pejë

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Pejë,...

Këshilltarja e Kurtit shkruan në “X” për krizën politike si pronare e së vërtetës, fajet ia hedh opozitës

Këshilltarja e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, Fëllënza Podrimja,...

Ndodh puthja e parë në Ferma VIP 3 mes Vanesës dhe Indrit

Indri Shiroka dhe Vanesa Sono kanë shkëmbyer puthjen e...

Qytetarët serbë nga Kosova mëngjesin e sotëm u nisën drejt Serbisë për të hedhur votën e tyre në zgjedhjet parlamentare që po mbahen atje.

Gjatë kësaj të diele, serbët në jug të Ibrit me transport të organizuar – me autobus ose me vetë iniciativën – me automjetet e tyre janë nisur drejt Serbisë për ta hedhur votën e tyre për kandidatin apo partinë politike në zgjedhjet parlamentare, lokale dhe presidenciale që po zhvillohen atje.

Gjashtë autobusët e parë me votues nga Komuna e Obiliqit janë nisur sot në orën gjashtë, ndërsa dy orë më vonë, nëntë autobusë të tjerë me votues vendas janë nisur nga Graçanica për në Kurshumli.

Në autobusë nuk ka shenja të dukshme, parulla apo flamuj, pasi policia më herët ka njoftuar se kjo nuk do të lejohet për shkak të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike.

Autobusët, siç është rënë dakord paraprakisht, do të nisen nga destinacionet e tyre në intervale të ndryshme për të shmangur bllokimin e trafikut në Merdare, Dheun e Bardhë, Jarinje dhe Bërnjak, pasi një numër i madh i votuesve herët në mëngjes janë nisur për në Serbi me vetura private.

Sipas orarit të mëtutjeshëm, është paraparë që nga Graçanica në drejtim të Kurshumlisë të nisen edhe 15 autobusë në orën 9:00, 7 të tjerë në orën 10:00 dhe turni i fundit i votuesve me 3 autobusë do të niset në mesditë.

Votuesit nga Kosova sot votojnë në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Serbi në vendvotimet në Tutin, Rashkë, Kurshumli dhe Vranjë.

Në Kurshumli do të votojnë qytetarët nga komuna e Prishtinës, Podujevës, Obiliqit, Fushë Kosovës, Lipjanit dhe Ferizajt, ndërsa të drejtën e votës qytetarët nga komunat e Shtërpcës, Novobërdës, Vitinës, Gjilanit dhe Kamenicës do ta ushtrojnë ne Vranjë .

Ndalimin e hapjes së vendvotimeve në territorin e Kosovës e ka miratuar Qeveria e Kosovës, përkundër kundërshtimit të vendeve të Kuintit dhe përfaqësuesve të BE-së.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz