BallinaShqiptare"Ukraina jo në BE para Ballkanit", Rutte: Nëse anëtarësojmë Kievin, zhgënjehet Shqipëria...

“Ukraina jo në BE para Ballkanit”, Rutte: Nëse anëtarësojmë Kievin, zhgënjehet Shqipëria e Maqedonia e Veriut

Të ngjajshme

Ishte plagosur para 10 muajsh, 28-vjeçarit i hiqet plumbi nga mushkëria, QKUK-ja jep detaje

Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ka njoftuar për një...

Mushkolaj për deklarimin e Osmanit: Ligjëratë nga shkatërruesja e LDK-së

Ish-presidentja Vjosa Osmani është deklaruar sot në lidhje me...

Edita Tahiri krahason Qeverinë Thaçi me Qeverinë Kurti: Atëherë e kemi mrekulluar botë me aftësitë tona

Ish-zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka reaguar në lidhje me zhvillimet...

Pas Hajdarit, edhe Avdullahu e vazhdon kontratën me Hoffenheimin

Pas Albian Hajdarit, edhe futbollisti tjetër kosovar, Leon Avdullahu...

Disa vende të BE-së nga Evropa Qendrore e Lindore janë dakord që blloku t’i ofrojë procedura të përshpejtuara Ukrainës për t’u anëtarësuar, por i këtij mendimi nuk ka qenë kryeministri holandez i cili tha se kjo do të zhgënjente vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri i Holandës Mark Rutte ka kundërshtuar anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian përmes procedurave të përshpejtuara.

Sipas tij, nëse BE bën këtë për Ukrainën, do të zemëronte vendet aspiruese të Ballkanit Perëndimor, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Rutte: Dhënia e privilegjit ndaj Ukrainës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, do të shkaktonte një zhgënjim serioz në vendet e Ballkanit Perëndimor. Rreziku i procedurave të përshpejtuara për Kievin do të rrezikonte stabilitetin në Ballkan. Mund të jetë një kërcënim sepse ka vende si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të cilat aspirojnë integrimin dhe kjo është një çështje shumë e ndjeshme.

Kreu i qeverisë tha se procedurat  e përshpejtuara për anëtarësim nuk duhet të ekzistojnë dhe se të gjitha vendet përfshirë Ukrainën duhet të futen në një proces si të gjitha shtetet anëtare.

Rutte: Integrimi në Bashkimin Evropian është një proces dhe nuk duhet të ketë asnjë procedurë të përshpejtuar për anëtarësim. Nëse do ta bënim këtë, ne do ta kthenim aktin e integrimit në një proces politik dhe kjo nuk duhet të ndodhë.

Ndërkohë disa vende anëtare të bllokut evropian, kryesisht nga Evropa Qendrore dhe Lindore kanë qenë të mendimit se Ukrainës duhet t’i ofrohen procedurat e përshpejtuara për anëtarësim në BE.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz