BallinaLajmeRizvanolli jep detaje për Programin Kompakt në bashkëpunim me MCC

Rizvanolli jep detaje për Programin Kompakt në bashkëpunim me MCC

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka njoftuar se sot në mbledhjen e Qeverisë kanë miratuar nismën për negocim të Programit Kompakt në bashkëpunim me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC).

Rizvanolli tregon që programi Kompakt ka vlerë prej 234 milionë dollarësh.

“Në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës kemi miratuar nismën për negocim të Programit Kompakt në bashkëpunim me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC).

Programi Kompakt ka vlerë prej 234 milionë dollarësh dhe do të përfshijë:

1. Rezerva dhe arbitrazh të energjisë (bateritë me kapacitet të lartë mbi 200MWh)

2. Zhvillimin e fuqisë punëtore dhe përfshirjen e grave në sektor të energjisë.

Ky program adreson furnizimin e qëndrueshëm me energji elektrike, modernizimin e kapaciteteve tona, edukimin e fuqisë punëtore në teknologji, si dhe lehtëson tranzicionin e gjelbërt energjetik të Republikës së Kosovës duke siguruar pavarësinë tonë energjetike”, ka shkruar ministrja./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz