back to top
Wednesday, August 20, 2025
BallinaLajme"Çmenduri totale, çmimi i rrymës mund të shkoj deri në 1000 euro...

“Çmenduri totale, çmimi i rrymës mund të shkoj deri në 1000 euro për megavat orë”

Të ngjajshme

Papa Leoni XIV: Ka shpresë për Ukrainën!

Papa Leoni XIV ka reaguar sërish për zhvillimet e...

Xabi Alonso thyen një traditë të Carlo Ancelottit në ndeshjen e parë të La Ligas

Xabi Alonso bëri një ndryshim në rutinën para-ndeshjes së...

Aktgjykimi i Kushtetueses, analistët: Kërkohet kompromis politik

Melazim Koci, politikolog, Flamur Hyseni, profesor universitar, Fatime Hajdari...

Një penallti, një gol, fitore e parë për Realin në La Liga

Real Madridi ka shënuar fitorën e parë në ndeshjen...

Gazetarja e CNN: Arkani deshi të më kapte peng për raportimet mbi Bosnjen dhe Kosovën

Gazetarja e njohur e CNN-it, Christiane Amanpour, ka treguar...

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama përmes një reagimi në faqen e tij në Facebook ka folur për energjinë elektrike dhe pasojat e luftës në Ukrainë, raporton Gazeta Blic.

Sipas tij, Shqipëria nuk arrin të prodhoj si vend sasinë e energjisë që konsumojnë shtetasit shqiptar.

Rama ka thënë se pavarësisht paralajmërimeve për ngritje enorme të çmimit të energjisë elektrike në bursa, ai ka thënë se Shqipëria nuk ka rritur çmimin e faturave të energjisë elektrike.

Reagimi i plotë:

“Shqipëria nuk e prodhon ende dot të gjithë sasinë e energjisë që i nevojitet.
Prodhimi ynë varet nga reshjet e shiut e të borës, të cilat për vitin e tretë rresht janë shumë më të ulëta se sa deri tri vite më parë!

Thatësira çon deri në pikën që thuajse gjysma e nevojave për energji të mbulohet nga importi, ndërkohë që prej disa muajsh bota ka hyrë në një krizë energjitike. Tanimë edhe për shkak të luftës në Ukrainë, çmimi për megavat vazhdon të rritet çmendurisht, orë e çast, nga 52 euro vjet në 550 euro aktualisht!

Gjasat janë që rritja marramendëse të vazhdojë dhe parashikimet shkojnë deri në çmendurinë totale të 1000 eurove për megavat orë!

Qysh me shfaqjen e shenjave të krizës energjitike disa muaj më parë, qeveria ka paralajmëruar kohë të vështira përpara dhe ka vendosur një mburojë financiare për familjet dhe biznesin e vogël.

Sot Shqipëria është ndoshta i vetmi vend që nuk e ka rritur asnjë qindarkë faturën e energjisë; aktualisht çmimi i importit për kilovat ka shkuar 61 lek, ndërkohë që familjarët vijojnë ta paguajnë kilovatin njësoj si përherë, 9.5 lek!

Të gjithë këtë diferencë të frikshme ekonomikisht e mbulon krejtësisht shteti, përtej 45 milionë USD që shkojnë çdo vit nga buxheti i shtetit për kompensimin e 2.5 lekëve për kilovat për çdo familje në nevojë.

Kostoja tejet e lartë e kësaj mburoje unikale rritet përditë dhe ne do të vazhdojmë ta financojmë sa të mundemi.

POR të gjithë duhet të vetëdijësohen se tanimë tregu i energjisë është pengu më i madh i luftës, e cila nuk sjell kurrë të mira, po vetëm dhimbje.

Këtë luftë nuk e ka zgjedhur Shqipëria dhe ne shqiptarët as nuk e ndalim dot, as nuk shmangim dot. Duhet vetëm ta përballojmë me kurajo, besim dhe durim. Të bashkuar, jo të ndarë??”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz