BallinaLajmeLajmërohet ​Kurti: Lufta në Ukrainë po dikton rritjen e çmimeve të karburanteve

Lajmërohet ​Kurti: Lufta në Ukrainë po dikton rritjen e çmimeve të karburanteve

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e qeverisë, ka thënë se lufta në Ukrainë është ajo që po ndikon në rritjen e çmimit të naftës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se agresioni rus në Ukrainë dhe lufta po dikton rritjen e çmimeve të karburanteve. Mirëpo tha se kjo është kosto e lirisë dhe demokracisë.

Para mbledhjes së qeverisë, Kurti tha se çmimet nuk i përcaktojnë dot, mirëpo do të analizojnë secilin për manipulimet e mundshme.

Ai paralajmëroi se pasditen e sotme do të marrin një vendim në favor të bujqve të Kosovë.

“Sot po bëhen dy javë nga agresioni në Ukrainë. Republika jonë ka treguar bujari duke shprehur gatishmërinë për pranimin e deri në 5 mijë refugjatëve. Nëse në fund të vitit të kaluar ishte kriza energjetike që nxiti rritjen e çmimeve, këtë vit është lufta në Ukrainë ajo që po dikton rritjen e çmimit të naftës. E di dhe e kuptoj shqetësimin e gjithsecilit prej jush për rritjen e çmimeve edhe pse kjo gjë nuk është shkaktuar nga ne si vend e qeveri, ajo po na prek edhe ne. Ne kemi varësi ndaj importit si në energji elektrike, si në naftë sepse nuk kemi produkte të naftës. Por pavarësisht gjithë kësaj, si qeveri jemi munduar vazhdimisht ta zbusim ndikimin e kësaj situate sidomos tek ata që janë më të cenueshëm. Kur qeveria është në anën e qytetarëve mbështetja për ta nuk ka si të mos vazhdojë. Unë e di që qytetarët e kuptojnë se çmimet nuk i vendos qeveria e as unë, dhe e kuptojnë përpjekjen e qeverisë. Ne atë që do të ndalojmë është manipulimi e përfitimi në emër të krizës prandaj do të shtohet edhe kontrollet e mbikëqyrja”, u shpreh Kurti në mbledhjen e Qeverisë./gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz