BallinaBotëZelensky flet nga bunkeri i tij: Ka një kërkesë për Joe Biden

Zelensky flet nga bunkeri i tij: Ka një kërkesë për Joe Biden

Të ngjajshme

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i ka kërkuar presidentit të SHBA’së, Joe Biden që ta japë një mesazh të fortë dhe të dobishëm në lidhje me pushtimin rus të Ukrainës në fjalimin e tij për Gjendjen e Unionit të martën, në një intervistë ekskluzive me CNN dhe Reuters nga bunkeri i tij në Kyiv në të cilën ai po e udhëheq rezistenën e ushtrisë dhe popullit të tij.

“Është shumë serioze… Nuk jam në një film”, tha Zelensky, një ish-aktor i komedisë, për CNN. “Unë nuk jam ikonik, mendoj se Ukraina është ikonike… Ukraina është zemra e Europës dhe tani mendoj se Europa e sheh Ukrainën si diçka të veçantë për këtë botë. Kjo është arsyeja pse [bota] nuk mund ta humbasë këtë diçka të veçantë.”

Presidenti ukrainas tha më herët se mbrojtja e kryeqytetit të vendit, Kiev, është “prioriteti kryesor” për shtetin e tij dhe se ukrainasit nuk do të dorëzohen.

“Ne po luftojmë vetëm për tokën dhe lirinë tonë”, i tha Zelensky Parlamentit Europian sot, duke bërë që përkthyesi i BE’së të shpërthejë në lot. “Ne dëshirojmë t’i shohim fëmijët tanë të gjallë. Mendoj se është e drejtë”, tha ai.

Ndryshe, Parlamenti Europian e aprovoi gati në mënyrë unanime kërkesën e Ukrainës për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian./gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz