back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaBotëHarta që tregon sa territor të Ukrainës kanë marrë nën kontrollë ushtria...

Harta që tregon sa territor të Ukrainës kanë marrë nën kontrollë ushtria ruse

Të ngjajshme

Daut Haradinaj: AAK dhe LDK patën komunikim për listë të përbashkët

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut...

Haradinaj: Asnjë lëvizje në luftë nuk është bërë pa miratimin e SHBA-së

Nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj, ka deklaruar se gjatë...

Çfarë po ndodh me Liverpulin? Sunderland hesht ”Anfieldin”

Sunderland ka kaluar në epërsi ndaj Liverpulit. Chemsdine Talbi heshti...

Sami Kurteshi sulmon keq mediat – Gazetarët i quan “vrasës me pagesë”

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi, ka...

Gjatë tërë natës është raportuar për luftime në Kiev në ditën e tretë të përpjekjeve të forcave ruse për të marrë territorin dhe qytetet kryesore ukrainase.

Deri më tani forcat ukrainase kanë arritur t’u rezistojnë përpjekjeve të tyre, shkruan BBC, transmeton Gazeta Online “Reporteri.net”.

Në kryeqytetin Kiev, pati sulme me raketa gjatë natës, por forcat ukrainase mbajtën nën kontroll qytetin.

Beteja për kontrollin e kryeqytetit të Ukrainës ka nisur me goditjen e një ndërtese me apartamente nga një raketë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha gjatë ditës se forcat e Vladimir Putin mbeten më shumë se 30 km larg qendrës së qytetit të Kievit.

Forcat ruse tani mund të rigrupohen pas një përpjekjeje fillestare të dështuar për të depërtuar në rrethet kryesore në Kiev, thotë Jack Watling, ekspert ushtarak për BBC.

Në qytetin lindor të Kharkiv, qyteti i dytë i Ukrainës, zyrtarët thonë se trupat kanë luftuar kundër një sulmi rus. Ata kanë lëshuar një alarm granatimi, duke paralajmëruar qytetarët që të mos lëvizin nëpër qytet.

Ka pasur edhe përleshje pranë qytetit jugor të Odesës, njoftoi Presidenti Zelensky.

Rusia thotë se ka pushtuar qytetin juglindor të Melitopolit, por Britania e Madhe ka hedhur dyshime mbi pretendimin

Presidenti ukrainasa tha se qytetet perëndimore dhe qendrore, përfshirë Lviv, ishin shënjestruar me sulme me raketa.

Nëpërmjet një harte të publikuar nga BBC shihen zonat se ku janë të përqendruara luftimet:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz