back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeRikthehen emërimet politike, donatori i LVV-së bëhet kryesues në Postë, kandidati për...

Rikthehen emërimet politike, donatori i LVV-së bëhet kryesues në Postë, kandidati për asamblist fiton pozitë të rëndësishme

Të ngjajshme

57-vjeçare por Mihria sfidon vajzat e reja (foto)

Këngëtarja kosovare Mirhie Braha po sfidon vajzat e reja. Në...

Hakeri kosovar Liridon Masurica i ekstraduar në ShBA pranon fajësinë në gjykatë

Shtetasi i Kosovës, Liridon Masurica, është deklaruar fajtor për...

Niko Peleshi propozohet për kryetar të ri Kuvendit të Shqipërisë

“Pas kaq vitesh eksperiencë në një sërë institucionesh, si...

Fadil Bejta, emri i të cilit është në listën e donatorëve të LVV-së, është shpërblyer me një goxha post një vit më pas. Ai është emëruar kryesues i bordit të Postës. Ndërsa, Hasan Krasniqi, që në zgjedhjet e tetorit provoi fatin si kandidat për asamblist të LVV-së, tash është bërë kryeshef në KRU Gjakovës.
Fadil Bejta, që figuron në raportin financiar të LVV-së si donator i partisë, është bërë kryesues i bordit të ndërmarrjes publike qendrore ‘Posta e Kosovës’.

Në raport, shkruan se Bejta ka dhënë donacion 1000 euro më 12 shkurt të 2021-ës, që i bie dy ditë para zgjedhjeve të cilat i fitoi LVV-ja. Ka dhënë edhe një donacion tjetër prej 50 eurosh, në po të njëjtin muaj.

Marrë nga faqja zyrtare e LVV-së
Kryesuesi i ri i bordit të Postës e ka pranuar që ka dhënë donacion në LVV, por thotë se vetëm 50 eurot kanë qenë të tij, e donacioni prej 1000 eurosh ka qenë i një personi që ka dashur të jetë anonim. Këto i ka deklaruar për ‘Kallxo’.

Zgjedhjen e bordit të ri të ndërrmarrjes publike e prezantuar kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë para pak ditësh. Përzgjedhja është bërë me konkurs të hapur.

“Propozoj që të emërohen në Bordin e Ndërmarrjes “Posta e Kosovës” këta kandidatë: Fadil Bejta, kryesues, Safije Beseni, anëtare, Hyrmete Mydyti, anëtare, Sebahate Krasniqi, anëtare, Visar Nura, anëtar dhe Gëzim Paci, anëtar”, tha Kurti në mbledhjen e kabinetit qeveritar.

Kryeministri ka thënë se emrat e bordit të ri janë dërguar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe tek Thesari i Kosovës për t’i verifikuar nëse kanë të kaluar politike.

Në radarin e institucioneve nuk ka rënë as një i përzgjedhur tjetër në ndërmarrje publike, i cili ka të kaluar të freskët politike.

Këto ditë, ‘Kallxo’ ka raportuar se asamblisti i Lëvizjës Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit, Hasan Krasniqi, është zgjedhur kryeshef i ujësjellësit rajona KRU Gjakova, nga bordi i emëruar prej Qeverisë Kurti pak muaj më parë.

Marrë nga faqja në Facebook e degës së LVV-së në Gjakovë
Vendimi mban datën 13 janar, ndërsa është nënshkruar nga drejtori i bordit të përkohshëm, Urim Gashi.

 

Në Ligjin për Ndërmarrjet Publike thuhet që me zgjedhjen dhe emërimin e zyrtarëve të lartë të Ndërmarrjes Publike, personi që është ose në çfarëdo kohe gjatë periudhës 36 muaj para datës së aplikimit ka qenë zyrtar i zgjedhur publik, i emëruar politik ose bartës i një posti udhëheqës ose vendimmarrës në një parti politike, nuk mund të zgjidhet Kryeshefi Ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike.

Kur Kurti mori pushtetin, nisi me shkarkime dhe ngarkime të bordeve të ndërmarrjeve publike. Është raportuar vazhdimisht se bordet e reja që po emëroheshin, kishin në përbërje njerëz të lidhur direkt apo indirekt me Lëvizjen Vetëvendosje.

Por, së fundmi, qeveria Kurti nuk po raportohej se po ndërhynte në përzgjedhje të bordeve në përgjithësi. Për shembull, përzgjedhja e bordi të ri i Televizionit Publik, i cili u zgjodh nga Kuvendi, ku partia e Kurtit ka shumicën, është vlerësuar si e denjë nga profesionistë vendorë dhe përfaqësues ndërkombarë. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz