BallinaLajme“Boll ma”: Gastronomët ia zënë derën Qeverisë, paralajmërojnë protesta masive

“Boll ma”: Gastronomët ia zënë derën Qeverisë, paralajmërojnë protesta masive

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

“Boll Ma”, “Vriteni virusin dhe bizneset”, “Le tus Dance” janë disa nga pankartat që përfaqësuesit e bizneseve po mbanin në duar derisa po protestonin para objektit të Qeverisë së Kosovës për t’i kundërshtuar masat antiCOVID-19.

Protestës së gastronomëve iu janë bashkuar edhe disa qytetarë, e të cilët kërkojnë lirimin e dasmave. Përfaqësues të bizneseve të gastronomisë po kërkojnë lirimin e masave antiCOVID-19, e të cilat kërkesa tash e sa kohë po kërkojnë nga Qeveria por siç thonë ata kanë hasur në vesh të shurdhër.

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, ka thënë se janë që 20 muaj të mbyllur, ku ka shtuar se që i janë drejtuar ekzekutivit por që këta të fundit nuk janë përgjigjur.
“Pothuajse janë 20 muaj me të gjithë bashkëpunëtorët e kemi ngritur zërin për kërkesat si përfaqësues të bizneseve. Për t’i shmangur protestat shumë herë i jemi drejtuar Qeverisë por kemi hasur në vesh të shurdhër. Sot jemi këtu për t’i kundërshtuar masat e fundit. Derisa ata po mbajnë darkën e lamës, ndërsa neve nuk na lejohet të punojmë. Gjendja e pandemisë ende s’ka përfunduar por po ashtu bota po funksionojë duam të funksionojë edhe te ne”, ka thënë Sogojeva.

Kurse kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi para protestuesve teksa tha se duan të dëshmojnë që janë të punë e jo të dhunës, shtoi edhe se nuk do të ndalen së protestuari e që kjo protestë sipas tij nuk do të jetë e qetë. Vlen të theksohet se me masat e fundit të Qeverisë lidhur me pandemisë, gastronomia lejohet deri në 23:00 ndërsa muzika ndalet në orën 21:30.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz