BallinaLajmeKy është parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme në Kosovë

Ky është parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme në Kosovë

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Mot i ndryshueshëm ditëve të ardhshme. Të shtunën intervale me diell e ftohtë. Nga e diela mbrëma reshje shiu. Javën e ardhshme më ftohtë edhe me reshje dëbore.

Sipas Prishtina Weather pas të reshurave të ditës së sotme, në fundjavë pritet stabilizim i motit. Të shtunën vranësirat shpërndahen. Ditën e diel pas ngricave dhe mjegullës në mëngjes, në mbrëmje priten sërish reshje shiu.

Shi vazhdon të bie edhe ditën e hënë, që më vonë shndërrohet në borë, e vazhdon edhe ditën e martë, kur vonë në mbrëmje reshjet pushojnë.

Moti më stabil, pushon edhe erërat, e ndotësit mund të mbesin më të përqendruar pranë sipërfaqes, e orëve të mbrëmjes të shtunën dhe dielën në mëngjes, indeksi i cilësisë së ajrit kalon edhe në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta. Të reshurat dhe qarkullimi më i mirë ajror që parashihet nga e diela mbrëma, sjell një përmirësim të cilësisë së ajrit, e indeksi të kaloj edhe në vlera të pranueshme.

4.12 – Më ftohtë, vranësirat shpërndahen, e ditën intervale me diell. Në mbrëmje kthjellime.

5.12 – Në mëngjes ngrica, në ultësira mjegull. Ditën vranësirat shtohen, e më vonë priten edhe reshje shiu, e në vise malore borë.

6.12 – Kryesisht me vranësira. Gjatë ditës reshje shiu, e në mbrëmje vonë shndërrohen edhe në borë.

7.12 – Ftohtë, kryesisht vranët, e kohë pas kohe me reshje bore. Deri në mbrëmje reshjet pushojnë.

8.12 – Kryesisht kthjellët. Ngrica në mëngjes.

Temperaturat do jenë mjaft të ndryshueshme në ditët e ardhshme. Minimalet deri të dielën zbresin edhe në -2C, e të hënën rriten në 4C, për pësuar një rënie edhe deri në -5C të mërkurën. Ndërkaq maksimalet nga 6C të shtunën, rriten në 10C ditën e diel, më pas me një rënie deri në 1C ditën e martë.

Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme gjatë kësaj periudhe, kryesisht nga verilindja e juglindja, e lehtë dhe mesatare 2-8m/s.

Shtypja atmosferike në rënie ditëve të fundjavës, e më pas me tendencë të rritjes.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz