BallinaLajmePolicia kërkon ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një personi në Drenas

Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një personi në Drenas

Të ngjajshme

Portieri 16-vjeçar që u shpall “Man of the Match”, tifozët dyshojnë për moshën e tij

Një fotografi është bërë virale së fundmi në rrjetet...

Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: Sam Altman krijonte kaos në OpenAI

Gjyqi i shumëpërfolur mes dy figurave të mëdha të...

Vdes Sheqir Ferizi, pjesëtar i Policisë së Kosovës

Ka ndërruar jetë pjesëtari i Policisë së Kosovës, Sheqir...

Vjehrra rrah nusën në Lipjan, intervenon policia

Një rast i dhunës në familje është raportuar në...

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin e një personi në Drenas.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se ai është i dyshuar për veprën penale “Falsifikim të parasë”.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Kosovës në hetimin penal që po zhvillon për ndriçimin e gjendjes faktike rreth dyshimeve për rastin e veprës penale të “Falsifikimit të Parasë” nga neni-296 i KPRK-së, të ndodhur në fshatin Tërstenik komuna e Drenasit, kërkon nga publiku i gjerë kontributin e tyre me çfarëdo informacioni që ka, me qëllim të përcaktimit të identitetit të të dyshuarit të implikuar në rast.

Së këndejmi për t’i mundësuar publikut njohjen më të lehtë dhe përcaktimin e identitetit të të dyshuarit në fjalë, Policia e Kosovës, mbështetur në urdhëresën e nxjerrë nga Prokuroria Themelore – Departamenti i Përgjithshëm, në përputhje me, nenin – 76, paragrafin 2, të KPPRK-së, paraqet para jush edhe fotografinë e të dyshuarit të shpallur në kërkim.

Ne vlerësojmë lartë bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, andaj presim që informacionet tuaja të kontribuojnë në identifikimin, lokalizimin e të dyshuarit dhe rrjedhimisht edhe arrestimin e tij”. 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz