BallinaLajme“Më 18 tetor të mos mbahet mësimi në shkolla”

“Më 18 tetor të mos mbahet mësimi në shkolla”

Të ngjajshme

Ish-diplomati amerikan takohet me Vuçiqin në Beograd, flet për të “ardhme të ndritur SHBA-Serbi”

Ish-zyrtari i Deparamentit amerikan të Shtetit, Jonathan Moore, ish-zyrtari...

Lladrovci: Mësim i vonuar, në politikë megjithatë ka vlerë

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar lidhur me...

Elijona dhe Klodi kapen mat në Tiranë

Elijona dhe Klodi janë parë së bashku në rrugët...

Zyrtare: Bilbao bëhet me trajner të ri, e ulë në stol ish-in e Dortmundit!

Klubi spanjoll Athletic Club Bilbao ka zyrtarizuar emërimin e...

Thaçi: Më 18 tetor të mos mbahet mësimi në shkolla.

Ish-zëvendësministri i Arsimit, Jusuf Thaçi, ka deklaruar se një ditë pas zgjedhjeve nuk duhet të mbahet mësimi nëpër shkolla, në mënyrë që hapësirat shkollore të dezinfektohen, raporton Express

Thaçi ka shkruar në Facebook se kjo do ta zvogëlonte mundësinë e infektimit të nxënësve, mësimdhënësve dhe personelit tjetër të shkollave.

“Për shkak të qarkullimit të madh të njerëzve në ditën e zgjedhjeve më 17 tetor 2021, ashtu siç ka kanë rekomanduar komunat, ditën e hënë, më 18 tetor 2021, nuk duhet të mbahet mësimi në shkolla, në mënyrë që hapësirat shkollore të mund të ajrosen, të pastrohen e të dezinfektohen dhe kësisoj të minimizohet mundësia e infektimit të nxënëseve, mësimdhënësve dhe personelit tjetër të shkollave”, ka shkruar Thaçi.

Edhe Asociacioni i Komunave të Kosovës para pak ditësh i ka kërkuar Ministrisë së Arsimit që 18 tetori të jetë ditë pushimi dhe kjo të shfrytëzohet që hapësirat shkollore të dezinfektohen, pasi aty do të kryeht procesi i votimit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz