BallinaLajmeKoalicioni mes PDK-së dhe LDK-së në Prishtinë i pengon VV-së: Ka qenë...

Koalicioni mes PDK-së dhe LDK-së në Prishtinë i pengon VV-së: Ka qenë edhe në mandatin e kaluar, asgjë të mirë nuk i ka sjellë kryeqytetit

Të ngjajshme

Lladrovci: Mësim i vonuar, në politikë megjithatë ka vlerë

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar lidhur me...

Elijona dhe Klodi kapen mat në Tiranë

Elijona dhe Klodi janë parë së bashku në rrugët...

Zyrtare: Bilbao bëhet me trajner të ri, e ulë në stol ish-in e Dortmundit!

Klubi spanjoll Athletic Club Bilbao ka zyrtarizuar emërimin e...

ZRRE aprovon të hyrat maksimale të lejuara për operatorët energjetikë në vend

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka aprovuar të...

Zgjedhjet e 7 qershorit: PSD kërkon nënshkrimet nga qytetarët për të garuar

Partia Socialdemokrate ka nisur një iniciativë për të mbledhur...

Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë ka komentuar koalicionin qeverisës në Prishtinë ndërmjet LDK dhe PDK`së.

Gëzim Sveçla, shef i GP-të VV në Prishtinë, ka thënë se realisht se koaliconi ka ndodhur qysh në nëntor të kaluar kur janë mbajtur Zgjedhjet Lokale.

“Realisht ka ndodhur një zyrtarizim i asaj që tashmë dihet se ekziston dhe nuk ekziston rishtasë por prej balotazhit të Zgjedhjeve Lokale prej nëntorit”, tha Sveçla.

Sveçla e komentuar edhe përplasjën ndërmjet kryetarit të LDK’së, Lumir Abdixhiku dhe kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.

Përplasja Abdixhiku-Rama, Sveçla e ka quajtur si farsë, meqë sipas tij, përplasje kishte edhe në mandatin e parë të Ramës, e ku Abdixhiku e kishte ri kandiduar sërish ëdhe për një mandate në Prishtinë.

“Në anën tjetër deklaratatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, se kinse LDK’ja nuk është pjesë e e koaliconit janë vetëm sa për ç’orientim të opinionit sepse i frigohen reagimit publik nga një koalicion i mundshëm LDK-PDK, siç edhe dihet në Prishtinë, ky koalicion ka qenë aktual edhe gjatë mandatit të kaluar dhe asgjë të mirë nuk i ka sjellë kryeqytetit”.

“Nuk kemi asgjë kundër koalicioneve sepse aty ku nuk ka shumicë ndodhin koaliconet problem është që këto koalicone ndodhin kundër deklaratave shumë të ashpëra ndaj njëra tjetrës që I bëjnë gjatë kohës dhe në mungesë të plotë të jotransparencës. Ne i dijëm deklaratat e z.Ismailit gjatë fushatës zgjedhore ka qenë njëri prej atyre që ka qenë më i zëshmi kundër Përparim Ramës dhe qeverisjes së mandatit të parë”, tha ai për Periskopin.

Sveçla ka thënë se në fund Abdixhikun e Ramën do t`i bëjnë bashkë interesat e ngushta në Prishtinë.

“Praktika na ka dëshmuar këto përçarjet mes Abdixhikut dhe Ramës ka ndodhur edhe në mandatin e kaluar prapë se prapë kur erdhi koha Abdixhiku e kandidoj Ramën edhe për një mandate ka pasur përçarje mes tyre edhe gjatë mandatit të kaluar po këta sa here iu cenohet interesi këta bëhen bashkë nuk e kanë problem që pakënaqësit që i kanë mes vete që janë kryesisht pakënaqësi për interesa personale dhe grupeve të tyre i harrojnë dhe bëhen bashkë në kauzat e tyre të cilat fatkeqsisht është dëshmuar që nuk i shërbejnë kryeqytettit”, përfundoj ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz