HomeLajmeGjyakata e anulon vendimin për t’ua paguar rrymën 4 komunave veriore

Gjyakata e anulon vendimin për t’ua paguar rrymën 4 komunave veriore

Të ngjajshme

SHSKUK pa furnizues për oksigjen medicinal, tenderi anulohet për shkak të çmimit

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës nuk ka arritur...

Moti javor: Nxehtësi e madhe, pastaj stuhi, breshër e freski

Java filloi shumë e nxehtë me temperatura tropikale dhe...

Jakaj: LVV fillon bisedimet me opozitën pas formimit të Kuvendit dhe Qeverisë

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi,...

Ishte nga më të mirët e Brazilit, Casemiro shpallet “Man of the Match”

Brazili ka siguruar kualifikimin në raundin e 1/8-tave të...

Gjykata Themelore e anulon vendimin për t’ua paguar rrymën 4 komunave veriore.

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur ta anulojë vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji për t’ua paguar rrymën katër komunave në veri të Kosovës gjatë viteve 2012-2017.

Pas ankesës së Avokatit të Popullit, Gjykata e ka vlerësuar të kundërligjshëm vendimin e ZRRE-së.

Ajo e ka detyruar KEDS-in që t’i kthejë mbi 40 milionë euro për t’ua kompensuar dëmin atyre që janë faturuar për shpenzimin e energjisë elektrike në veri të Kosovës.

“Anulohet si i kundërligjshëm vendimi i ZRRE-së dhe detyrohet që të ndërmarr veprime që e obligojnë Shërbimin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) që të bëjë kthimin e shumës së faturuar, respektivisht kompensimin e dëmit konsumatorëve të cilët janë faturuar për shpenzimin e energjisë elektrike në katër komunat veriore të Kosovës dhe atë për periudhën kohore nga 06.02.2012 e deri më 20.10.2017, në vlerën prej 40.855.480 milionë euro”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Të gjitha këto në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të këtij aktgjykimi

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz