BallinaLajmeKryetari Jashari nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e Qendrës për Persona me Nevoja...

Kryetari Jashari nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e Qendrës për Persona me Nevoja të Veçanta në Skenderaj

Të ngjajshme

Perez tregon se a e pëlqen Lamine Yamalin dhe a mund të transferohet në Real Madrid në të ardhmen?

Florentio Perez, presidenti i Real Madridit është paraqitur në...

Ambasadori britanik: “Non grata” e Berishës nuk është politike, është ligjore

Ambasadori britanik në Shqipëri, Nicholas Abbott, në një intervistë...

PSG-ja s’ka të ndalur, shpallet kampion në Ligue 1

Skuadra e Paris Saint-Germain është kampion i sezonit 2025/26...

Sot kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka pritur në takim drejtorin e shoqatës “Qëndresa Kosovare”, Islam Cakaj, me të cilin ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëfinancimit për ndërtimin e Qendrës për Personat me Nevoja të Veçanta në Skenderaj.

Me këtë rast, kryetari Jashari është shprehur i lumtur që po e jetëson premtimin për këtë projekt shumë të rëndësishëm i cili do të përfundojë brenda 3 muajve.

“Brenda 3 muajve personat me nevoja të veçanta të komunës sonë do të kenë qendrën e tyre rehabilituese me një objekt modern, me salla të rehabilitimit fizik, trajtimit psiko-social, trajnimit dhe përgatitjes së tyre profesionale për tregun e punës”, ka deklaruar Jashari.

Në emër të qytetarëve të komunës së Skenderajt Kryetari Jashari ka falënderuar shoqatën “Qëndresa Kosovare”, dhe drejtorin Cakaj për ketë donacion dhe donacionet tjera të ofruara për komunën tonë nga shteti i Katarit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz