BallinaLajmeE akuzoi ministrin Vitia por rekordin e vdekjeve nga Covid-19 e mbanë...

E akuzoi ministrin Vitia por rekordin e vdekjeve nga Covid-19 e mbanë vet Zemaj

Të ngjajshme

Nënshkruhen dy marrëveshje në vlerë prej 96 milionë euro me Bankën Botërore

Ministria e Financave ka nënshkruar sot dy marrëveshje me...

Nënshkruhen dy marrëveshje në vlerë 96 milionë euro me Bankën Botërore

Ministria e Financave dhe Banka Botërore kanë nënshkruar sot...

Aksion kundër dallavereve me patentë shoferë në Prishtinë

Një aksion i gjerë policorë është duke u zhvilluar...

Elijona pas vrasjes së xhaxhait: “Ju e dini, Eli nuk dorëzohet”

Finalistja e dytë e sezonit të katërt të “BBVK”-së,...

Haxhiu priti Ambasadoren e Kroacisë, Danijela Barishiq

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu,...

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 17 viktima si pasojë e Covid-19, derisa në kohën e ish-ministrit të shëndetësisë Armend Zemaj, gjatë 24 orëve ishin shënuar 19 viktima nga Covid-19.

Ndërkohë, ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një postimi në facebook ka reaguar pas rastit të të vdekurve me Covid-19 në Kosovë.

Zemaj, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin si dhe ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia, i ka quajtur “rekordzi”.

Krejt padrejtësisht qytetarët po i shihni si numra për vota, ndaj dhe e kemi këtë gjendje të vështirë. Mos harroni se po thyeni çdo rekord të zi të cilin vet e keni arritur. Mundohuni ta kuptoni një herë e mirë se qytetarët po i shndërroni në pacient të shumtë nga dija juaj e paktë, ka shkruar ai.

Kujtojmë se Zemaj, sa ishte ministër i Shëndetësisë, ishte kritikuar për keqmenaxhim me pandeminë Covid-19, ku rastet e infeksionit kishin shënuar rekord jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon e më gjerë.

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, kishte kritikuar ministrin Armend Zemaj, për keqmenaxhim me pandeminë Covid-19, duke thënë se derisa gjatë kohës së Qeverisë Kurti, Kosova radhitej në listën e vendeve që po menaxhonin mirë me pandeminë./observeri/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz