BallinaLajmeGjendja me Covid-19, Arben Vitia mbledh ekipin, priten masa të reja

Gjendja me Covid-19, Arben Vitia mbledh ekipin, priten masa të reja

Të ngjajshme

Vdes ish-asistenti i Mourinhos

Ka ndërruar jetë Silvino Louro, ish-asistenti i Jose Mourinhos...

Aksident në Lipjan, lëndohet një i mitur

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e...

Kërcënon familjarët dhe kapet me armë në veturë, arrestohet gjilanasi

Një person është arrestuar në Gjilan pasi dyshohet se...

Komoran: Policia arreston të dyshuarin për vjedhjen e 147 eurove dhe cigareve

Në Komoran, të komunës së Drenasit, më 19.03.2026 rreth...

Netanyahu pranon të “pezullojë” sulmet ndaj fushave të gazit në Iran pas kërkesës së Trumpit

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mbajti një konferencë për shtyp...

Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate për media ka njoftuar se ministri Arben Vitia do të takohet me krerët e institucioneve shëndetësore për të diskutuar masat anti COVID-19.

“Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, z. Arben Vitia ka ftuar për sot në takim krerët e institucioneve shëndetësore të vendit dhe hisedarët në zbatimin e masave kundër COVID-19. Në këtë takim do të diskutohet për situatën epidemiologjike në vend dhe ndërmarrjen e masave të tjera anti COVID-19”, thuhet në komunikatën e MSH-së.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e qeverisë të mbajtur më 12 gusht ka marrë vendim për masat e reja anti-COVID.

Sipas Qeverisë së Kosovës, masat për ruajtjen e shëndetit publik dhe mbrojtjen nga COVID-19 janë vërtetuar si të domosdoshme për të kufizuar transmetimin e COVID-19 dhe për të zvogëluar vdekjet.

“Mbajtja e dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të maturës, lejohet deri në ora 01:00. Organizimi i dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të maturës, është i lejuar me kusht që të shfrytëzohet 50% e kapacitetit të hapësirës, por jo më shumë se treqind (300) të ftuar në rastet kur 50% e kapacitetit të hapësirës tejkalon këtë numër. Distanca në mes të tavolinave duhet të jetë tri (3) metra. Për mbajtjen e dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të maturës, obligohet respektimi i udhëzuesit të veçantë për ahengje”, thuhet në vendim.

Orari i klubeve të natës është zgjatur deri në orën 03:00 pas mesnate.

“Klubet e natës lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 23:00 deri në ora në ora 03:00. Kryerja e pagesave si dhe lirimi i hapësirës nga ana e klientëve në klubet e natës duhet të bëhet deri në ora 03:15. Në ambientet e mbyllura të klubeve të natës lejohet shfrytëzimi deri në 50% e kapacitetit të hapësirës. Në ambientet e hapura të klubeve të natës lejohet shfrytëzimi deri në 70% e kapacitetit të hapësirës”, thuhet në vendim.

Ndërkaq nga 20 gushti e deri më 10 shtator, hyrja në ambientet e klubeve të natës, diskotekave dhe ambienteve ku mbahen dasmat, fejesat, ahengjet familjare e të ngjashme,tubimet masive, të cilat kanë kapacitet mbi 100 persona, do të lejohet vetëm me Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një dozë të vaksinës kundër COVID-19; Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë; Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik –IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve; Test i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.

Ky vendim thuhet se është bazuar në vlerësimin e situatës epidemiologjike dhe kapaciteteve të sistemit shëndetësor për t’u përgjigjur, por duke i vlerësuar ato edhe nën dritën e efekteve të këtyre masave që mund të ketë në mirëqenien e përgjithshme të shoqërisë dhe individëve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz