BallinaLajmeMasat e reja anti-COVID: Policia po zbaton planin operativ për siguri më...

Masat e reja anti-COVID: Policia po zbaton planin operativ për siguri më të madhe në transportin publik

Të ngjajshme

Perez tregon se a e pëlqen Lamine Yamalin dhe a mund të transferohet në Real Madrid në të ardhmen?

Florentio Perez, presidenti i Real Madridit është paraqitur në...

Ambasadori britanik: “Non grata” e Berishës nuk është politike, është ligjore

Ambasadori britanik në Shqipëri, Nicholas Abbott, në një intervistë...

PSG-ja s’ka të ndalur, shpallet kampion në Ligue 1

Skuadra e Paris Saint-Germain është kampion i sezonit 2025/26...

Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Kontroll të Autostradave në bashkëpunim me njësitë tjera të Divizionit të Komunikacionit Rrugor në kuadër të ngritjes së aktiviteteve të tyre në krijimin e kushteve të sigurta për pjesëmarrësit në trafik si dhe parandalimin e aksidenteve, nga data 05.08.2021 ka filluar me zbatimin e Planit Operativ “Kontrollimi i shtuar i transportit publik të udhëtarëve”.

Sipas njoftimit të Policisë, në kuadër të këtij plani operativ është rritur numri i pikave të kontrollit dhe si rezultat i kësaj është rritur edhe numri i ndalimeve dhe kontrollimeve të mjeteve të transportit publik të udhëtareve.

“Policia e Kosovës gjatë kontrollit të këtyre mjeteve të transportit publik të udhëtareve ka hasur në kundërvajtje të ndryshme, ku në periudhën kohore nga data 05.08.2021 deri 15.08.2021 ka shqiptuar njëqind e dyzet e gjashtë (146) fletëparaqitje për kundërvajtje”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se gjatë pikave të kontrollit janë ndaluar mjete të transportit të mallrave dhe udhëtarëve, posaçërisht mjetet e transportit publik të udhëtareve- transporti me autobusë.telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz