BallinaLajmeKështu mund të përfitojnë bizneset nga masat për “ringjalljen ekonomike”

Kështu mund të përfitojnë bizneset nga masat për “ringjalljen ekonomike”

Të ngjajshme

Gruaja kosovare dënohet për mashtrim ndaj pensionistit zviceran

Një pensionist zviceran ka mbështetur për vite me radhë...

Bombarduesit amerikanë drejt zonës së luftës, ngarkohen me municione në RAF Fairford

Forcat ajrore të Shteteve të Bashkuara po vazhdojnë fluturimet...

Super derbi mes Bashkimit dhe Trepçës sonte

ProCredit Superliga vazhdon me ndeshje shumë interesante këtë fundjavë. Derbi...

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj ka mbajtur një tryezë me përfaqësues të odave ekonomike për të diskutuar për aplikimin dhe implementimin e masave të reja për ringjalljen ekonomike.

Derisa i shpjegoi tri masat e Qeverisë Kurti që e prekin direkt edhe ATK, Murtezaj tha se është e nevojshme për bizneset dhe punonjësit të informohen për të njëjtat.

Ai tha se ATK ka bërë gjitha përgatitjet për implementimin e masës për mbështetje të punësimit, nxitje të punësimit të ri dhe mbështetjen e grave në punësim. Sipas tij, deri më tani janë identifikuar të gjithë ata që mund të përfitojnë nga këto masa.

Murtezaj: Për masën 1 është autorizuar ATK në implementimin e saj

“Në kuadër të këtyre 5 masave, për masën 1 është autorizuar ATK me qëllim të implementimit të kësaj mase. Aty parashihet mbështetja e punësimit, ku vlera totale e mjeteve që parashihen të mbështetet kjo kategori e të punësuarve është 50 milionë euro. Masa 1 është e ndarë në tri nën masa, që ka për qëllim të mbështes të gjithë personat ose punonjësit që gjatë periudhës së pandemisë kanë humbur vendet e tyre të punës dhe nga data 1 korrik e këndej janë ri punësuar. Mbështetja nga ana e qeverisë do të jetë deri në 50 përqind të pagës, me maksimumin e mbështetjes deri në 170 euro bruto”, tha ai.

Megjithatë, bëri të ditur se afati i fundit për zbatimin e këtyre masave është qershori i vitit 2022.

Ndërkohë, i nxiti përfaqësuesit e bizneseve që të aplikojnë për këto masa, pasi siç tha aplikimi është shumë i thjeshtë.

Murtezaj: Përmes juve të përcjellët mesazhi për aplikim

“Përmes juve të përcjellët mesazhi tek të gjithë anëtarët e juaj të odave ekonomike te përfaqësues e kontabilitetit. Bizneset të jenë sa më shumë të informuar rreth këtyre masave dhe njëkohësisht edhe t’i nxisim t’i aplikojnë”, shtoi Murtezaj.

Diskutimin e tillë e mirëpriten edhe nga përfaqësuesit e odave ekonomike. Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane tha se ekzekutivit duhet të ketë vendime për vazhdim të mbështetjes së bizneseve.

Megjithatë, kritikoi për subvencionimin e punëtorëve joformal në kontributet pensionale.

Zeka: Është mirë që kemi vendime për vazhdim të mbështetjes së bizneseve

“Është mirë që kemi vendime për vazhdim të mbështetjes së bizneseve duke e ditur që pandemia dhe masat kufizuese dhe kufizimi i aktivitetet po vazhdon. Megjithatë, Oda Ekonomike Amerikane ka rezerva për masat që subvencionojnë ata që kanë qenë joformal deri më tani. Por meqenëse fokusi është tek punonjësit nuk është faji i tyre pse ata nuk kanë qenë të formalizuar. Për këtë pranohet kjo pagesa e kontributeve pensionale për një periudhë të caktuar”, shtoi Zeka.

Javë më parë, Qeveria Kurti ka miratuar një pako, siç po e quajnë të ringjalljes ekonomike me rreth 400 milionë euro për ndihmë ndaj bizneseve, si pasojë e Covid 19./E.Zeqiri

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz