back to top
Monday, October 20, 2025
BallinaShqiptarePushuesit braktisin plazhin e Durrësit, të frikësuar nga “alarmi” për reshje shiu...

Pushuesit braktisin plazhin e Durrësit, të frikësuar nga “alarmi” për reshje shiu dhe stuhi

Të ngjajshme

Modelja shqiptare “djeg” Instagramin në tetor, Vildane Zeneli me poza joshëse

Modelja shqiptare me famë ndërkombëtare, Vildane Zeneli, ka ndezur...

Në përvjetorin e lidhjes, Vesa publikon foto duke u puthur në buzë me Dakun

Tiktokerja Vesa Vllasaliu dhe futbollisti Mirlind Daku, ditën e...

Ndryshimi i kushteve atmosferike ka boshatisur bregdetin e Durrësit në mes të korrikut.

Pushuesit kanë braktisur plazhin e Durrësit për shkak të reshjeve të shiut që kanë nisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Pas përmbytjes masive në Gjermani dhe Belgjikë, edhe në Shqipëri u paralajmërua se do të ketë ndryshime të kushteve atmosferike që do të sjellin reshje shiu dhe stuhi.

Megjithatë, paraditen e sotme në port kanë mbërritur rreth 1 orë më vonë se parashikimi 2 tragetet e linjës Bari-Durrës, ndërsa trageti i Ankonës nuk ka pasur vonesa.

Katër mijë udhëtarë kanë mbërritur me tragete nga Italia në portin detar të Durrësit. Deti regjistron një forcë prej 4-5 ballësh, e cila nuk e ka ndërprerë lundrimin detar.

Kapiteneria e Durrësit bën me dije se forca e detit nuk do të jetë problem për lundrimet në orët në vazhdim, ndërsa reshjet e shiut do të karakterizojnë motin në bregdet edhe gjatë ditës së hënë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz