back to top
Monday, December 8, 2025
BallinaLajmeMoti sot dhe ditëve në vijim, shi e bubullima

Moti sot dhe ditëve në vijim, shi e bubullima

Të ngjajshme

Araujo në gjendje të rënduar psikologjike, mund të mos luaj më për Barcelonën

Mbrojtësi uruguajan, Ronald Araujo po kalon një kohë krize...

Aksident në Leshan të Pejës, tre persona të lënduar

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti...

Shkundet Japonia, pamjet tronditëse që pushtuan rrjetin nga tërmeti me 7.6 ballë

Një tërmet i fortë me magnitudë 7.6 ballë goditi...

Refuzohet ankesa e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosovës

Kolegji i Gjykatës Supreme, njofton se ka refuzuar si...

Nga fundjava e ditëve të para të javës së ardhshme, mot jostabil, me rrebeshe e bubullima. Temperaturat në rënie. Nga mesi i javës në vijim më shumë kthjellime dhe stabilizim i motit, parashikon Prishtina Weather.

Moti me rrebeshe shiu e breshëri dhe bubullima që filloj pasditen e së premtes, do të vazhdoj të mbretërojë edhe përgjatë ditëve të fundjavës. Vende-vende reshjet do të jenë më intenzive, por në zona më të lokalizuara do të bie edhe breshër. Reshjet e shumta, lokalisht mund të shkaktojnë përmbytje të shpejta. Temperaturat do të pësojnë rënie përreth vlerave mesatare.

Mot jostabil parashihet edhe në dy ditët e para të javës së ardhshme, me rrebeshe e bubullima. Nga mesi i javës, pritet të kemi një periudhë të motit më stabil, ku priten edhe intervale më të gjata me diell, e temperaturat luhaten më përreth vlerave mesatare.

Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht përreth vlerave të pranueshme, por edhe të mira vende-vende ditën e shtunë.
Indeksi i rrezeve UV, në këto ditë me më shumë vransira, do të jetë kryesisht në vlera të larta, e që në këto raste, preferohet të kufizojmë qëndrimin në diell nga ora 10 deri 16.

Datat:

17.07 – Paradite me intervale me diell. Gjatë ditës kryesisht me vransira, e nga orët e mesditës priten zhvillime të rrebesheve me bubullima, e që vazhdojnë edhe orëve të mbrëmjes. Vende-vende reshjet mund të jenë më intenzive, e lokalisht edhe me mundësi breshëri.

18.07 – Kryesisht me vransira. Që nga orët e mëngjesit priten zhvillime të rrebesheve me bubullima. Reshjet vende-vende do të jenë më intenzive, e me mundësi edhe për breshër.

19.07 – Kryesisht me vransira, e nga orët e mëngjesit me kushte për rrebeshe e bubullima, të cilat vazhdojnë edhe orëve të mbrëmjes. Rrebeshet lokalisht mund të jenë më intenzive, e nuk përjashtohen mundësi edhe për breshër.

20.07 – Mbetet mot jostabil, kryesisht me vransira, e nga orët e mëngjesit me mundësi për rrebeshe e bubullima, të cilat mund të zhvillohen edhe gjatë ditës. Në mbrëme pjesërisht vranët, e pa të reshura.

21.07 – Më ngrohtë e kryesisht me diell.

Temperaturat në rënie, me minimale që luhaten nga 14C deri 17C, e maksimalet luhaten nga 25C deri 27C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga krahu verior 2-10m/s, e vende-vende me zhvillime të rrebesheve edhe e fuqishme mbi 15m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rënies edhe nën vlera normale.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz