BallinaLajmeFinalizohet manuali, këto janë rregullat për mbajtjen e dasmave

Finalizohet manuali, këto janë rregullat për mbajtjen e dasmave

Të ngjajshme

Sekretari amerikan i energjisë: Irani është shumë afër ndërtimit të armëve bërthamore

Sekretari amerikan i Energjisë, Chris Wright, u tha ligjvënësve...

Rreth 18 minatorë të Trepçës vazhdojnë të jenë të ngujuar në minierë

Rreth 18 minatorë të Trepçës vazhdojnë të jenë ende...

Gjykata shpall fajtorë dy të akuzuarit për korrupsion në Pallatin e Rinisë, dëmi mbi 100 mijë euro

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka mirëpritur vendimin...

Gjermania zbulon virusin e hepatitit A në frutat e ngrira nga Serbia

Gjermania ka zbuluar virusin e hepatitit A në një...

Manuali parashikon që brenda sallave të dasmave nuk mund të qëndrojnë më shumë se 200 dasmorë.

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, Hysen Sogojeva ka dhënë disa detaje të reja në lidhje me manualin e organizimit të dasmave.

Sogojeva për RTV Dukagjinin ka thënë se kanë pasur takime të vazhdueshme me qeverinë, me ç’rast grupet punuese kanë bërë përafrimin e manualeve të propozuara nga Qeveria dhe ODA e Hotelerisë dhe Turizmit.

“Rreth 95% e kërkesave tona janë përfshirë në manualin e qeverisë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Sogojeva thotë se rreth 30% e kapaciteteve të brendshme hoteliere do të mund të shfrytëzohen për organizimin e dasmave.

“Mesatarisht rreth 200 dasmorë do të mund të futen në ambientet e brendshme të hotelit”.

I pari i OHT thotë se orari I mbajtjes së dasmave nuk do të ndryshojë nga ai që është tani.

“Orari nuk do të ndryshojë. Dasmat do të mund të mbahen deri në ora 23:00, mirëpo me kalimin e kohës, besojmë në fillim të korrikut orari mund të shtyhet deri nga ora 1:00”, deklaroi Sogojeva.

Ai thotë se tashmë gjithçka është finalizuar, dhe vetëm pritet nënshkrimi i manualit.

“Në bazë të informative që kam, nesër do të mblidhet qeveria dhe do të votohet ky manual”, tha ndër të tjera Hysen Sogojeva.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz