back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmePDK paralajmëron se vendimi për shkarkimin e Dakës do të dërgohet në...

PDK paralajmëron se vendimi për shkarkimin e Dakës do të dërgohet në Kushtetuese

Të ngjajshme

Rusia provokon sërish, droni i saj hyn në një tjetër vend të NATO

Ministria rumune e Mbrojtjes deklaroi se hapësira ajrore e...

Sony prezanton Xperia 10 VII

Sony ka zbuluar zyrtarisht telefonin e saj më të...

Napoli e merr fitoren e tretë me radhë në Serie A, shkëlqejnë prurjet e reja

Rasmus Højlund shënoi në debutimin e tij pas transferimit...

Tayna shijon ditët e pushimit, tregon anën e saj të dashur

Tayna po shijon ditët e saj të pushimit, larg...

Zyrtari i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se PDK po shqyrton mundësinë që të dërgojë në Kushtuese vendimin e Presidentes Vjosa Osmani për shkarkimin e kryetares së KQZ-së, Valdete Daka.

Tahiri ka thënë se ekspertët juridikë brenda partisë janë duke shqyrtuar mundësinë për dërgim në Kushtetuese, duke shtuar se vendimi për shkarkim ka qenë i papranueshëm.

“Tashmë e kemi marrë dekretin e presidentes së Republikës së Kosovës. Anëtarët tanë të PDK-së janë duke shqyrtuar mundësinë që të dërgojmë në “Kushtetuese vendimin për shkarkim. Shkarkimi është i papranueshëm duke marrë parasysh se zgjedhjet e fundit të organizuara kanë qenë në mënyrë të rregullt. Duke marrë parasysh se dy palë zgjedhjet e fundit i ka fituar VV-ja, atëherë e shohim edhe si të paarsyeshëm këtë vendim”, ka thënë ai.

Tahiri po ashtu ka thënë se vendimi ka qenë i orkestruar nga kryeministri Albin Kurti, ndërsa Vjosa Osmani vetëm e ka miratuar si Presidente.

“Absolutisht. Vendimi ka qenë i marrë nga zotëri Kurti dhe vetëm është vërtetuar nga zonja Osmani”, ka shtuar ai. /Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz