BallinaLajmeSami Lushtaku e quajti “fallxhore”, vjen përgjigja e Ramiz Lladrovcit

Sami Lushtaku e quajti “fallxhore”, vjen përgjigja e Ramiz Lladrovcit

Të ngjajshme

Irani: Do të vazhdojmë prodhimin e raketave edhe në luftë

Garda Revolucionare Islamike ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit...

Vdes ish-asistenti i Mourinhos

Ka ndërruar jetë Silvino Louro, ish-asistenti i Jose Mourinhos...

Aksident në Lipjan, lëndohet një i mitur

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e...

Kërcënon familjarët dhe kapet me armë në veturë, arrestohet gjilanasi

Një person është arrestuar në Gjilan pasi dyshohet se...

Komoran: Policia arreston të dyshuarin për vjedhjen e 147 eurove dhe cigareve

Në Komoran, të komunës së Drenasit, më 19.03.2026 rreth...

Ditën e djeshme kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, deklaroi se Sami Lushtaku dhe kryetari i Skënderajt Bekim Jashari, janë takuar dhe pritet që zoti Lushtaku të tërhiqet nga kandidatura për kryetar të Skënderajt.

Pas kësaj deklarate të Lladrovcit i menjëhershëm ka qenë reagimi i kandidatit për kryetar të Skënderajt, Sami Lushtaku.

Lushtaku e ka quajtu “fallxhore” Lladrovcin dhe ka thënë se me Bekim Jasharin takohet pasi nuk është në luftë.

“Ramiz Lladrovci është fallxhor. Unë takohem për kafe me Bekim Jasharin, nuk ka asgjë aty, nuk jemi marr vesh për asgjë. Unë do të jem kandidat i PDK-së, për kryetar të Skenderajt, nuk ka ndryshuar asgjë, do t’i hyjë kësaj gare, nuk ka marrëveshje me Bekimin.Nuk kemi ndonjë mosmarrëveshje me Bekim Jasharin, ne politikisht mund të kemi qëndrime të ndryshme, por në luftë s’jemi mes vete” deklaroi Lushtaku.

“Gazeta Blic” ka kontaktuar me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci për ta pyetur rreth këtyre deklaratve të Lushtakut por i njëjti nuk ka preferuar të përgjigjet por vetëm ka thënë se “Koha do të jetë dëshmitari më i mirë”.

“Nuk kam koment në pyetjen tuaj. Koha do të jetë dëshmitari më i mirë” tha shkurt Lladrovci.

Javë më parë në një debat të fortë janë përfshirë po ashtu edhe kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari,  dhe kandidati i PDK-së për këtë komunë, Sami Lushtaku. /Gazeta Blic/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz