back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaRegjionaleDrenasQKMF-ja e Drenasit pranon 1500 teste donacion nga Ambasada Amerikane në Kosovë

QKMF-ja e Drenasit pranon 1500 teste donacion nga Ambasada Amerikane në Kosovë

Të ngjajshme

Rusia provokon sërish, droni i saj hyn në një tjetër vend të NATO

Ministria rumune e Mbrojtjes deklaroi se hapësira ajrore e...

Sony prezanton Xperia 10 VII

Sony ka zbuluar zyrtarisht telefonin e saj më të...

Napoli e merr fitoren e tretë me radhë në Serie A, shkëlqejnë prurjet e reja

Rasmus Højlund shënoi në debutimin e tij pas transferimit...

Tayna shijon ditët e pushimit, tregon anën e saj të dashur

Tayna po shijon ditët e saj të pushimit, larg...

Më rastin e pranimit të 1500 testeve, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci ka falënderuar Ambasadën Amerikane në Kosovë për këtë donacion dhe ka vlerësuar se përmes këtyre testeve do të lehtësojnë menaxhimin e situatës së krijuar nga pandemia.

Lladrovci ka shtuar se “bashkëpunimi me Ambasadën Amerikane në Kosovë është në nivelin me të lartë të bashkëpunimit në realizimin e projekteve për të mirën e qytetarëve të Komunës së Drenasit dhe u jam shumë mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme që më bëjnë në qëllimet e mira. Javën e kaluar, Drenasi doli në raportin e performancës në vendin e parë, dhe lajmi për pranimin e këtij donacioni tregon se Komuna jonë vazhdon me përkushtimin me të madh në shërbim të qytetarëve”, ka thënë kryetari Lladrovci.

Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Drenasit, Arsim Haxhiu dhe Drejtori i Qendrës Kryesore Familjare “Dr.Hafir Shala”, Ismet Bogiqi, kanë pranuar donacion nga Ambasada Amerikane në Kosovës 1500 teste (rapide) për SARS-COV-2, të cilat teste do të shfrytëzohen për qytetarët e Komunës së Drenasit, me qëllimin e menaxhimit të pandemisë covid-19.

Gjatë kësaj jave, Ambasada Amerikane, do të dërgoj edhe profesionistët të cilët do të trajnojnë stafin e QKMF-së për përdorimin e rapid-testeve për identifikimin e SARS-COV-2.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz