BallinaLajmeVlora Çitaku dhe Gent Cakaj kandidatë për kryetar të PDK-së? Tregon anëtari...

Vlora Çitaku dhe Gent Cakaj kandidatë për kryetar të PDK-së? Tregon anëtari i kësaj partie

Të ngjajshme

Haxhiu priti në takim drejtoren e NDI-së në Kosovë, Nancy Soderberg

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu,...

Zyra për kategoritë e dala nga lufta, Hoti tregon çfarë shërbime do të kryej

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, sot është miratuar...

Shokon aktorja 70-vjeçare: “Dua lidhje veç për një natë”

Aktorja amerikane Whoopi Goldberg nuk ngurron të shprehë mendimin...

75 vjet burg dhe 108 mijë euro gjobë ndaj pesë të akuzuarve për rastin e 400 kg kokainë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues  ndaj...

Anëtari i Kryesisë së PDK’së, Betim Gjoshi, ka thënë se emrat e ish-ambasadores kosovare në SHBA, Vlora Çitakut, si dhe ish-ushtruesit të detyrës së ministrit për Evropë dhe Punë të Jashtme në Shqipëri, Gent Cakajt, kanë qenë të përfolur për kryetar të Partisë Demokratike.

Gjoshi këto i ka deklaruar në emisionin ‘dPt te Fidani’, ndonëse ka thënë se nuk ka pasur ndonjë kërkesë zyrtare ndaj tyre për këtë pozitë. Për të njëjtit, kandidati për kryetar të Prizrenit nga kjo parti ka thënë se janë të mirëseardhur për anëtarësim në PDK.“Është diskutuar, ndoshta jo zyrtarisht, nuk kemi pare ndonjë ambicie të tyre, por ka qenë e drejtë e tyre”, ka thënë ai.

“Ka pasur diskutime, është e drejtë e një subjekti demokratik. Kemi shkëmby sms me Vlora Çitakun gjatë kohës sa ishte krijimi i listës zgjedhore, me Cakajn nuk njihemi personalisht. Janë njerëz me vlera, janë të mirësëardhun në një garë të ardhshme”, ka shtuar tutje Gjoshi.Sa i përket zgjedhjeve të brendshme dhe reformave përbrenda subjektit politik, ai ka thënë se ndonëse nuk ka ndonjë datë të caktuar se kur do të mbahen ato, ai parasheh se pritet të mbahen para zgjedhjeve lokale.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz