back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmePolicia jep detaje për rrahjen mes sigurimit dhe një qytetari në një...

Policia jep detaje për rrahjen mes sigurimit dhe një qytetari në një Qendër Tregtare në Prishtinë (VIDEO)

Të ngjajshme

Këtë të marte janë publikuar pamjet e rrahjes në mes një sigurimi dhe një qytetari në një Qendër Tregtare në Prishtinë.

Në një prononcim për klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë se rasti ka ndodhur me datë 6 maj 2021 dhe ndaj të dyshuarve pas hetimeve të kryera nga ana e policisë, me datë 8 maj është proceduar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

”Rastit të cilit po i referoheni ka ndodhur më 06.05.2021 dhe i njëjti është trajtuar nga ana e policisë me ç’ rast janë ndërmarrë  të gjitha veprimet e nevojshme hetimore që kanë konsistuar në sqarimin dhe ndriçimin e rrethanave të ngjarjes”.

”Për më shumë, ndaj të dyshuarve pas hetimeve të kryera nga ana e policisë, më datë 08.05.2021 është proceduar kallëzimi penal në prokurorinë themelore të Prishtinës si vijimësi e veprimeve të mëtejme hetimore e procedurale”.

Pamjet janë huazuar nga Indeksonline.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz