back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeEmocionuese: Infektologu Sali Ahmeti përlotet, tregon fjalët e fundit të mikut që...

Emocionuese: Infektologu Sali Ahmeti përlotet, tregon fjalët e fundit të mikut që e humbi nga Covid

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Personeli mjekësor që tash gati 14 muaj është pranë pacientëve të infektuar me Covid-19.

Në ballë të kësaj beteje është edhe infektologu Sali Ahmeti në Klinikën Infektive.

Doktori nuk i përmban lotët teksa flet për kolegun mjek që humbi nga koronavirusi.

“Shumë raste kemi përjetuar dhe desha ta cek rastin e një kolegut tim shumë të mirë i cili ishte në momentin e fundit të përballjes me një formë shumë të rëndë të sëmundjes dhe ishte në respirator. E di që në momentin e fundit ka arrit që të heq maskën dhe unë tu mëndu që ka ndonjë kërkesë po afrohem afër tij me pyet se çfarë ka. Ai më tha se deshi me më falënderuar për krejt atë që kemi bërë për të. Këto kanë qenë fjalët e fundit me të cilat unë jam nda nga një koleg shumë i mirë”, tha Ahmeti për RTV21.

Ai ka rrëfyer edhe detaje të tjera në përballjen me pandeminë.

“Përjetime kanë qenë nga më të ndryshmet edhe për pacientët e tjerë. Përjetim i rëndë ka qenë kur pacientët në momente shumë të rënda shpesh ta kanë bërë pyetjen direkte: Doktor a do të jetoj apo do të vdesë? Realisht në momente të tilla është një pyetje e vështirë që kërkon përgjigje të tilla. Në rastet e tilla është vështirë me dhënë përgjigjen adekuate”, theksoi ai.

Të Fundit

Sport

ShowBiz