back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeMinistri serb: Kurti nuk është fare i interesuar as për dialog e...

Ministri serb: Kurti nuk është fare i interesuar as për dialog e as për kompromis

Të ngjajshme

Shefi i diplomacisë serbe, Nikola Selakoviq, kritikoi deklaratën e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, se do të “rishikojë Marrëveshjen e Brukselit në mënyrë që të rinisë dialogun me Beogradin”.

Sipas MPJ-së serbe, kjo deklaratë e autoriteteve në Kosovë është “guxim politik i paparë”

“Mesazhi nga përfaqësuesit e Prishtinës se ata do të rishikojnë marrëveshjen e Brukselit në mënyrë që të rinisin dialogun me Beogradin, i cili po zhvillohet me ndërmjetësimin dhe garancitë e BE-së, është guxim i paparë politik, dhe kërkon një reagim urgjent dhe të mprehtë nga të gjithë ata që duan stabilitet dhe paqe të qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor”, tha Selakoviq, raporton Zeri.info.

Ministri serb, deklaratën dhe sjelljen e Osmanit e ka cilësuar “skandaloze” e cila tregon se Kosova “në thelb nuk do dialog”.

“Mesazhet parazgjedhore të Albin Kurtit (Albin) se dialogu me Beogradin do të jetë i ulët në listën e përparësive të tyre po bëhen të vërteta, gjë që, siç është konfirmuar definitivisht sot, në të vërtetë do të thotë se ai nuk është fare i interesuar për dialog ose kompromis”, shtoi Selakoviq.

Vjosa Osmani, pas takimit me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, tha se “procesi i dialogut ka nevojë për rinisje” dhe se nuk ka të bëjë me kurrfarë vazhdimi të dialogut.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz