BallinaLajmeAnkohet zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu: Dikush po na spiunon!

Ankohet zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu: Dikush po na spiunon!

Të ngjajshme

A po bëhemi me president? Flet Albin Kurti

Sot vazhdon seanca në përpjekje për zgjedhjen e presidentit....

Rizvanolli: Nuk do të ketë rritje të tarifave të energjisë, arrihet marrëveshje mes KEK dhe KESCO

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se është...

I dyshuari për rrahje dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm vetëdorëzohet në Polici

Një i dyshuar është vetëdorëzur në Polici pasi dyshohet...

Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kreziu thotë se që nga fillimi kryeministri Kurti dhe kabineti i tij sfidohen nga individë ende të panjohuar nga adminsitrata e Zyrës së Kryeministrit.

Sipas tij, ende pa u publikuar vendimet, ato po u shpërndahen mediave, përcjell GazetaBlic.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Që nga fillimi kryeministri Kurti dhe kabineti i tij sfidohen nga individë ende të panjohuar nga adminsitrata e Zyrës së Kryeministrit. Vendimet dhe emërimet e nënshkruara nga ai, shpesh, vazhdimisht dhe në mënyrë të organizuar rrjedhin në media para se të ndahen me zyrtarë të brendshëm, dhe madje përgatiten shkresa me gabime teknike. Kapësit politikë të shtetit i kemi larguar me 14 shkurt dhe 22 mars, por sigurisht se ka shumë të tillë nëpër zyrat e shtetit.

Në lidhje me vendimin nga mbledhja e fundit, ai është përmirësuar menjëherë. Dokumenti i përmirësuar është protokolluar, por megjithatë shkresa e vjetër, para se të asgjësohet, është publikuar nga adminstrata. Administrata duhet t’i shërbejë kryeminsitrit të shtetit, jo ta luftojë atë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz