back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeKokën poshtë dhe shkelma në fytyrë,/ Si u neutralizua 34-vjeçari që plagosi...

Kokën poshtë dhe shkelma në fytyrë,/ Si u neutralizua 34-vjeçari që plagosi 5 persona në xhami

Të ngjajshme

Zyrtare: Besart Berisha rikthehet në Australi, pasi mori licencën në Shqipëri emërohet trajner

Ish-futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Besart Berisha për herë...

​Djali i Ronaldinhos i bashkohet klubit anglez

Hull City ka njoftuar të enjten nënshkrimin e Joao...

Ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë i dyshuari për grabitje

Një shtetas i Shqipërisë është ekstraduar të enjten nga...

Si çdoherë- Përfundon pa përparim rundi i dialogut në Bruksel

Rundi i ri i dialogut për normalizim të raporteve...

Ora News siguron pamjet kur qytetarë dhe besimtarë neutralizojnë agresorin Rudolf Nikolli, 34 vjeç, i cili plagosi me thikë 5 persona në ambjentet e xhamisë “Dine Hoxha”.

Siç shihet në pamje, një grup personash kanë ndërhyrë menjëherë duke e shtrirë në tokë 34-vjeçarin dhe duke e goditur me grushta dhe shkelma me pretendimin se kishte hyrë në xhami dhe kishte vrarë disa persona.

Më pas vijnë forcat e policisë që bëjunë edhe arrestimin e tij.

“Rreth orës 14:30, në Rrugën e Kavajës, një shtetas është futur në ambientet e një kulti fetar (xhami) dhe në rrethana ende të paqarta ka plagosur me mjet prerës 5 shtetas.

Personi që ka hyrë në xhami është identifikuar si Rudolf Nikolli. Ai është neutralizuar dhe arrestuar nga policia si dhe është sekuestruar dhe arma e ftohtë thika me të cilën ka plagosur 5 persona”, njoftoi Policia

Imami i xhamisë “Dine Hoxha”, Ahmed Kalaja, përmes një lidhjeje live në facebook tregon se çfarë ndodhi brenda objektit të kultit.

“Sot ka ndodhur një akt barbarie në xhaminë ku një njeri ka goditur besimtarët brenda xhamisë, por dhe njerëzit që ishin në rrugë. Faleminderit Zotit që personi është arrestuar. Situata është nën kontoroll, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Urojmë shërimin e vëllezërve tanë që janë plagosur.

Shpresojmë që mos të ketë qenë ndonjë akt terrorist, por shpresojmë që të ketë qenë ndojë njeri me metmeta mendore që e ka bërë një gjë të tillë”, tha ndër të tjera ai

Ora News mësoi se Nikolli ishte person në kërkim pasi në 11 mars 2021 kreu një plagosje në zonën e Parkut të Autobuzave në Tiranë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz