back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaShqiptareMbijeton duke mbledhur kërmij/ Gruaja viktimë e dhunës kërkon ndihmë për të...

Mbijeton duke mbledhur kërmij/ Gruaja viktimë e dhunës kërkon ndihmë për të rritur 2 vajzat e vogla

Të ngjajshme

Me bikini të kuqe dhe linja perfekte, Arta Elezaj “ndez” Instagramin

Aktorja dhe modelja e njohur shqiptare, Arta Elezaj, ka...

Veteranët ia mësyjnë Hagës për protestën e nesërme

Në portin Durrës-Bari, shumë veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të...

Ka një detaj që të tregon menjëherë nëse këpucët me taka do të të vrasin

Blerja e këpucëve të reja shpeshherë është si lotari....

Eranda Çuçka, nënë e dy vajzave të mitura, 3 dhe 2 vjeçare, jeton në fshatin Orman të Maliqit, në një banesë ku mungojnë dritaret, energjia elektrike dhe kushtet më minimale për një jetesë normale.

Varfëria e tejskajshme dhe papunësia ka bërë që bashkëshorti të ushtrojë dhunë mbi Erandën, dhe kjo e fundit të sigurojë urdhër mbrojtje duke marrë të gjithë përgjegjësinë për të rritur e vetme vajzat e saj.

‘Bashkëshortin e kam brenda, sepse nga skamja, varfëria filloi sherri, dhuna, nuk ia përballoja dot edhe e futën brenda.”

Frigoriferi dhe rafti i ushqimeve është thuajse gjithmonë bosh.

Eranda, 30 vjeçe tregon me dhimbje se 3 vitet e fundit kanë qenë tepër të vështira, dhe lekët që nxjerr nga shitja e kërmijve që mbledh në fshat nuk i mjaftojnë as për bukë.

”Po tetëqind lekë kilja është. Sa do fitosh? Sa për të blerë një bukë.”

Në shtëpi mungojnë dritaret, ndërsa ka 5 muaj pa larë energjinë elektrike.

Kam pesë muaj pa i larë dritat. Edhe rrobat i lajë me dorë.”

Ndërsa zjarri që i ra banesës pak ditë më pare e ka vështirësuar akoma më shumë jetesën.

”Ishim jashtë me gocat po mblidhnim kleçka dhe kërmij, për të mbledhur dy lekë për bukë. Kur hymë brenda që na thirrën njerëzit se kishte dalë flaka jashtë. Ç’të shikoje atje ishin djegur me divan, me perde, me dritare, të gjitha.”

Për institucionet e shtetit dhe të bashkisë gruaja e re dhe vajzat e saj duket se nuk ekzistojnë dhe ajo drejtohet me një apel

“Një ndihmë të vogël” për këtë familje e dy vajzat e vogla.

Nëse dëshironi ta ndihmoni redaksia e Ora News ka në dispozicion numrin e telefonit të gruas Eranda Çuçka.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz