back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeEnver Hoxhaj tregon 10 arsye pse PDK nuk e voton Vjosa Osmanin...

Enver Hoxhaj tregon 10 arsye pse PDK nuk e voton Vjosa Osmanin për Presidente

Të ngjajshme

Ndalimi i kosovarëve nga Serbia, kritikohet qasja e institucioneve të Kosovës

nstitucionet e Kosovës janë kritikuar për mosreagim të duhur...

Zemaj: VV s’ka besuar se do të ndodhë Pavarësia e Kosovës

Ministrja në detyrë e Drejtësisë Albulena Haxhiu, e ka...

Kush është ai? Jennifer Aniston shfaqet për herë të parë publikisht me partnerin e ri

Aktorja e famshme e Hollywood-it, Jennifer Aniston, është shfaqur...

​Çifti polak po shikonte lajmet mbi dronët rusë kur njëri prej tyre qëlloi shtëpinë e tyre

Pensionisti Tomasz Wesolowski po shikonte lajme në televizion për...

Presidentja paguan rreth 15 mijë euro në vit për shkollimin fillor të vajzave të saj

Shkollimin fillor të vajzave, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,...

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shprehur sot sërish qëndrimin e partisë së tij kundër zgjedhjes së Vjosa Osmanit në postin e presidentes së Kosovës.

Hoxhaj sot në një konferencë shtypi tha se Partia Demokratike e Kosovës e mbështet procesin e konstituimit të institucioneve shtetërore, të cilat duhet të ofrojnë stabilitet të brendshëm, përballim me pandeminë dhe krizën ekonomike, si dhe ta forcojë pozicionin ndërkombëtar të Kosovës.

Por, krijimi i tyre, sipas Hoxhajt, nuk do të duhej të rrezikoj demokracinë, polarizoj shoqërinë, kërcënoj ndarjen e pushteteve dhe as instalimin e një sistemi njëpartiak ku të gjitha pushtetet do të kontrolloheshin nga një parti politike.

Hoxhaj ka numëruar 10 arsye pse PDK nuk e mbështet kandidaturën e Vjosa Osmanit për presidente:

1. Vjosa Osmani nuk është figurë unifikuese por skajshmërisht përçarëse.

2. Vjosa Osmani është kandidate partiake dhe jo konsensuale.

3. Vjosa Osmani është e njëanshme. Ka përdorur zyrën e Presidencës për pazare politike.

4. Vjosa Osmani është në diktatin e plotë të Albin Kurtit dhe interesave të tij. Presidenti duhet të jetë i pavarur.

5. Vjosa Osmani nuk është institucionaliste por populiste. Si U.D. Presidente ka nënshkruar koalicion parazgjedhor dhe ka bërë veprime në kundërshtimin me ligjin.

6. Vjosa Osmani është e ndikueshme politikisht dhe i ka shërbyer vetëm interesave personale.

7. Vjosa Osmani është propozim shantazhues. Në vend të një kandidati konsensual, mazhoranca po kërcënon me një krizë të re që janë zgjedhjet e parakohshme.

8. Vjosa Osmani nuk udhëhiqet nga parimet e interesit shtetëror, por nga kalkulimet. Kundërshtoi Demarkacionin me Malin e Zi që i humbi Kosovës vizat dhe të njëjtin e votoi pas dy vitesh.

9. Vjosa Osmani nuk ka platformë të qartë për shumë tema të brendshme dhe të jashtme të cilat janë shumë jetike për të ardhmen e Kosovës.

10. Vjosa Osmani si presidente do ta vendoste Kosovën në një pozicion të rrezikshëm, ku LVV do ta kishte pushtetin absolut dhe do të instalohej sistem

Kundër zgjedhjes së Osmanit në krye të shtetit është deklaruar edhe partia tjetër opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ndërsa partitë e komuniteteve joshumicë kanë shprehur mbështetjen e tyre për Osmanin.

Sipas Kushtetutës, për zgjedhjen e presidentit, në dy votimet e para nevojiten dy të tretat e votave, që i bie 80 vota për të deputetëve.

Në raundin e tretë, president zgjidhet ai që merr shumicën e thjeshtë prej 61 votave të deputetëve, por në të tria votimet duhet të marrin pjesë së paku 80 deputetë.

Nëse edhe raundi i tretë dështon, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme, të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz