back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaLajmeTakohen strukturat e Këshillit të PDK-së

Takohen strukturat e Këshillit të PDK-së

Të ngjajshme

Konjufca: Lotët e nënës Rukë janë lot dhimbjeje dhe krenarie, askush s’mund t’i gjykojë

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka komentuar deklaratën...

Kjo është dhurata “modeste” që aktorja preferon për fundvit

Aktorja Blake Lively ka zbuluar se çfarë dhurate i...

LDK prezanton sot kandidatët për deputetë dhe programin politik

Lidhja Demokratike e Kosovës do të prezantojë sot 110...

Vdes kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës

Ka humbur jetën kandidati për deputet në Kuvendin e...

Modernizim dhe efikasitet më i lartë: FSK pajiset me veshmbathje dhe pajisje të avancuara

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës shumë shpejt...

Këshilli Drejtuesi i Partisë Demokratike do të mbajë sot mbledhjen e parë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit që e radhitën këtë subjekt të dytin pas Lëvizjes Vetëvendosje.

Madje, këtu siç merr vesh T7, do të kërkohet edhe dorëheqja e kryesisë së partisë e madje edhe zgjedhja për ushtruesin e detyrës së kryetarit të ri të PDK-së.

Edhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, e ka konfirmuar se Këshilli i Përgjithshëm i partisë mblidhet të mërkurën.

“Do të bisedoj për rezultatin zgjedhor të 14 shkurtit, do të bisedojmë sjelljen tonë si opozitë, do ta trajnojmë çështjen e zgjedhjes së presidentit, mund të kem mendim të qartë personal por vendimet duhet të merren në parti, dhe për hapat dhe reformën, hapjen dhe ndryshimin që duhet të ndodhë”, tha ai, duke mohuar se do të mblidhet për të shkarkuar kryesinë.

Ai ka thënë se do të debatohet për rezultatin zgjedhor, por se duhet të ndiqet edhe ndërgjegjja.

“Kryetari jonë është në gjykatë dhe do të marrim një vendim të duhur në kohë të duhur. Ne mund ta debatojmë por jam duke fol për një kryetar partie që është në gjykatë, debat duhet të ketë, kur duhet të ndodh, si duhet të ndodh, duhet të bëhet me vlerat e PDK-së, por duhet të tregojmë edhe moral politik. Fryma që të drejtohemi prej të tjerëve nuk i shërben PDK-së”, ka thënë Hoxhaj./GazetaExpress.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz