BallinaLajmeAlbin Kurti: Këta dy deputetë të partive tjera do na bashkohen në...

Albin Kurti: Këta dy deputetë të partive tjera do na bashkohen në qeverinë e re

Të ngjajshme

Bernardo Silva e ka prioritet nënshkrimin me gjigantin spanjoll, pas largimit nga City

Bernardo Silva është lidhur prej vitesh me një kalim...

Marrëdhëniet familjare ndikojnë në rrezikun e demencës

Një jetë familjare e lumtur nuk është e rëndësishme...

A ka dikush që mundet me i fitu mbi 40% në Kosovë? – Hoxha: Besoj se po

Analisti Ylli Hoxha, ka folur për mundësinë që një...

Vetëm 10 mjekë dominojnë recetat për kanabis mjekësor

Vetëm dhjetë mjekë kanë përshkruar më shumë se gjysmën...

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti ka thënë se partia e tij i ka votat për të formuar Qeverinë e re pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Këtë deklaratë ai e dha gjatë një konference në Tiranë, kur është pyetur nëse do të bëjë koalicion me ndonjë nga partitë vendore ose Listën Serbe. Ai u shpreh i bindur që nuk do të kenë nevojë për një kompromis të tillë.

“Do të jemi aty rrotull 60 deputetëve. Me siguri do ta kemi deputetin e komunitetit egjiptian Elbert Krasniqin, me siguri do ta kemi deputeten e komunitetit boshnjak, Emilia Rexhepi, do t’i kemi edhe disa të tjerë. Na nevojiten 61, do ta kalojmë numrin 61. Nuk do të kemi nevojë për kompromise me eksponentët e regjimit të vjetër sepse populli e do të renë. Populli e ka bërë prerjen, nuk e kemi ndërmend t’ia shkelim vullnetin e t’ia devijojmë dëshirën”, ka thënë Kurti.

Nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë që janë mbajtur më 14 shkurt, sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 47.85 për qind të votave, Partia Demokratike e Kosovës 17.41 për qind, kurse Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar 13.08 për qind dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar 7.43 për qind të votave.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz