back to top
Friday, December 12, 2025
BallinaLajmeAhmeti fajëson partitë politike për rritjen e rasteve me COVID-19

Ahmeti fajëson partitë politike për rritjen e rasteve me COVID-19

Të ngjajshme

Kosova nis pranimin e migrantëve të deportuar nga ShBA-ja

Kosova ka filluar të pranojë migrantë të caktuar për...

Prishtinë: Konfiskohen mbi 250 kilogramë duhan dhe mallra tjera të kontrabanduara

Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, në koordinim me...

Mori veturën me qira dhe nuk e ktheu më, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Një person është arrestuar nga policia pasi dyshohet se...

Arritje e madhe: Rreshterja e Policisë së Kosovës përfundon Akademinë Kombëtare të FBI-së

Luljeta Mehmeti-Quigley, njëra ndër zyrtaret e para të Policisë...

Gati 400 raste të reja me COVID-19 janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, e kjo sipas kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti është për fajin e partive politike.

Ahmeti ka kritikuar partitë politike për fushatën që kanë mbajtur në kohë pandemie, ndërsa ka thënë se pas asaj fushate me tubime në kundërshtim me masat anti COVID-19, askush nga politika nuk ka kredibilitet moral të kërkojë nga qytetarët çfarëdo mbyllje.

“Në një situatë hipotetike (larg qoftë por me probabilitet të lartë), ku rastet me COVID arrijnë mbi 800 në ditë – do të nevojiten masa restriktive. Pas asaj fushate me tubime, si ka kredibilitet moral me kërkua nga qytetarët çfarëdo mbyllje”, ka shkruar i pari i Prishtinës në Twitter.
Nga raporti ditor i IKSHPK-së, është bërë e ditur se gjatë 24-orëve të fundit në vend është regjistruar një i vdekur me COVID-19 dhe 398 raste të reja./Zëri

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz