BallinaLajmeIsh-ministri i Mbrojtjes: Serbia po armatoset vazhdimisht, kërcënim real për Kosovën

Ish-ministri i Mbrojtjes: Serbia po armatoset vazhdimisht, kërcënim real për Kosovën

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Qeveria e Kosovës sot ka miratuar Strategjinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.

Ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, këtë vendim po e cilëson si shumë kontribuues për mbrojtjen dhe sigurinë e Kosovës, njofton Klan Kosova.

Ai tha se Serbia vazhdon të jetë kërcënimi real për Kosovën, por se qytetarët e vendit s’duhet shqetësuar për siguri derisa është FSK-ja dhe KFOR-i.

“Serbia vazhdimisht po armatoset me armë të kalibrave të ndryshëm dhe armatimi që ata e blejnë tregon edhe për pretendimet e tyre që i kanë në rajon. Edhe vlerësimi i kërcënimeve se Serbia është një prej shteteve apo fqinjëve që e rrezikojnë Kosovën është shumë i saktë”.

“S’është hera e parë që kanë dalë me deklarata kërcënuese. Nuk mendoj se ka seriozitet në to përpos politikës ditore që e bëjnë. Përveç FSK-së në Kosovë janë edhe partnerët tonë, KFOR-i, prandaj qytetarët s’e kanë asnjë arsye që të brengosen, sepse për çdo ditë institucionet e Kosovës po forcohen”.

Berisha në Info Magazine tha se Kosova s’duhet të pranojë vaksina nga Serbia për të ndaluar përpjekjen e saj që të duket shtet human para botës derisa në të vërtetë është krejt e kundërta.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz