back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajme18 persona aplikojnë për statusin e viktimës në rastin Thaçi dhe të...

18 persona aplikojnë për statusin e viktimës në rastin Thaçi dhe të tjerët

Të ngjajshme

Kush është ai? Jennifer Aniston shfaqet për herë të parë publikisht me partnerin e ri

Aktorja e famshme e Hollywood-it, Jennifer Aniston, është shfaqur...

​Çifti polak po shikonte lajmet mbi dronët rusë kur njëri prej tyre qëlloi shtëpinë e tyre

Pensionisti Tomasz Wesolowski po shikonte lajme në televizion për...

Presidentja paguan rreth 15 mijë euro në vit për shkollimin fillor të vajzave të saj

Shkollimin fillor të vajzave, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,...

Zelensky: Duhet të krijojmë një mburojë ajrore efektive mbi Evropën

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të mërkurën se një...

Debat për ruajtjen e kufirit të shpejtësisë 50 km/h në rrugët kryesore të Zvicrës

Me një rishikim të rregullores së sinjalistikës dhe asaj...

Zyra e Pjesëmarrjes së Viktimave që funksionon në kuadër të Dhomave të Specializuara ka njoftuar se deri më tani ka pranuar 18 aplikime nga persona për të marrë pjesë në procedura si viktima në rastin e Thaçit dhe të tjerëve, raporton Gazeta Express.

Në dokumentin e publikuar në uebfaqen zyrtare të Dhomave të Specializuara që mban datën 15 shkurt 2021 për rastin Thaçi dhe të tjerët në Raportin e parë të regjistrit për gjyqtarin e procedurës paraprake mbi kërkesat e viktimave për pjesëmarrje në procedurë thuhet se deri më tani 18 persona kanë aplikuar për të marrë pjesë në procedura si viktima.

Shumica e personave kanë aplikuar përmes e-mailit duke bashkëngjitur dokumentet e nevojshme.

Tutje në dokumentin e publikuar nga Dhomat e Specializura thuhet se njëri nga aplikantët ka tërhequr aplikimin dhe aplikacioni i tij nuk është përfshirë në raport.

Zyra e Pjesëmarrjes së Viktimave njofton poashtu se të dhënat e këtij raporti janë konfidenciale.

First Registry Report to the Pre-Trial Judge on Victims’ Applications for Participation in the Proceedings with confidential and ex parte Annexes 1-19.pdf – Google Drive

Sipas dokumentit të publikuar nga 18 persona gjashtë janë shqiptarë, nëntë serbë dhe tre të tjerëve nuk u është bërë i ditur identiteti./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz