BallinaLajmeBanori nga Rezalla: Me çfarë qëllimi komuna e Skenderajt nuk i ka...

Banori nga Rezalla: Me çfarë qëllimi komuna e Skenderajt nuk i ka pastruar rrugët e fshatit tonë në tri lagje? (FOTO)

Të ngjajshme

Sot Skenderaj është zgjuar, me gjendjen e rrugëve në mënyrë shumë të keqe, ku në redaksinë e portalit Drenica Press kanë arritur me dhjetëra foto e mesazhe çka tregon gjendjen e rrugëve të papastruara nga Komuna e Skenderajt, shkruan Drenica Press.

Një banor në fshatin Rezallë të Skenderajt pyet se me çfarë qëllimi nuk janë pastruar rrugët e fshatit, sidomos tri lagjet: Malaj, Hakolli e Aruqi, ku sipas tij aspak nuk ka dalë kompania në këto lagje.

L. Aruqi, banor i këtij fshati thotë se “gjendja e rrugëve në fshatin Rezhallë është shumë e vështirë, ku më shumë vështirësi po qarkullojnë makinat e në disa raste po ngecin tërësisht në rrugë. Ai shton se në mënyrë të veçantë, tri lagje fare nuk janë pastruar rrugët, bëhet fjalë për lagjet: Malaj, Hakolli dhe Aruqi, nuk e kuptoj me çfarë qëllimi nuk janë pastruar rrugët e këtyre tri lagjeve nga komuna e Skenderajt?, përcjellë Drenica Press.

Më poshtë i shihni foto mbi gjendjen e rrugëve të tri lagjeve: Malah, Hakolli e Aruqi.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz