back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaLajmeMërgimtari nga Zvicra: Po më mohohet e drejta e votës, KQZ kreu...

Mërgimtari nga Zvicra: Po më mohohet e drejta e votës, KQZ kreu veprim kriminal

Të ngjajshme

Vdes një i paraburgosur në Qendrën Korrektuese të Hajvalisë

I paraburgosuri në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, me...

Dajaku: Kjo është një nga fitoret më të mëdha në histori të Kosovës

Emisioni sportiv “Favorit” vjen me një edicion special sonte,...

Osmani e Kurti festojnë bashkë golin e Kosovës ndaj Suedisë në “Fadil Vokrri”

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri...

Imri Ahmeti pritet ngrohtë në Shalë

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, është pritur ngrohtë në...

Bardhyl Mahmuti, votues nga Zvicra, po thotë se ka mbushur aplikacionet për votim në katër adresa që i kishte vënë në dispozicion KQZ-ja dhe se ka qenë i qasshëm gjatë gjithë ditës, por se nuk e ka pranuar asnjë thirrje për ta vërtetuar identitetin e tij.

Ai tregoi se pas mbylljes së afatit e ka kërkuar emrin e tij dhe të bashkëshortes në listat e votuesve jashtë Kosovës dhe s’i ka gjetur emrat, njofton Klan Kosova.

Mahmuti tha se po i mohohet e drejta themelore për votë.

“Thirrja në telefon për t’u identifikuar ka qenë një formë policore për një të drejtë tonën themelore. Dhe përkundër pakënaqëisë ndaj kësaj forme, kam plotësuar aplikacionet bashkë me gruan dhe ia kemi dërguar KQZ-së. Kemi marrë konfirmimin se i kanë pranuar ato, por asnjëherë nuk u ftova në telefonatë nëse jam unë ai prapa aplikacionit. Në e-mail i kam shkruar që mund të më thirrni nga 7 e mëngjesit deri në 23 të mbrëmjes. Asnjë telefonatë s’e kam marrë”.

Mahmuti ka thënë se në Kosovë e ka gjetur emrin e tij në Fakultetin Ekonomik dhe se për të votuar tash i duhet të nxjerrë një biletë dhe të përballet me krejt sfidat e udhëtimit për shkak të pandemisë.

Ai ka thënë se kjo ka qenë e qëllimshme nga KQZ-ja derisa e ka quajtur edhe një veprim kriminal mohimin e të drejtës për votim.

Mahmuti ka qenë veprimtar në Zvicër.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz