BallinaLajmeShkaku i problemeve teknike anulohen tri fluturime në Aeroportin e Prishtinës, situata...

Shkaku i problemeve teknike anulohen tri fluturime në Aeroportin e Prishtinës, situata rikthehet në normalitet

Të ngjajshme

Korrupsioni në Kiev: Rrezik për Zelenskyn?

Skandali i korrupsionit në Ukrainë po zgjerohet. Organet antikorrupsion...

“Kosova ka nevojë për secilin prej jush”, Musliu-Shoshi thirrje për mërgimtarët

Kandidatja për deputete nga PDK-ja, Ariana Musliu-Shoshi ka bërë...

Tre të lënduar në aksidentin në Dobrushë të Istogut, policia jep detaje

Tre persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një...

KQZ miraton fletëvotimin për votimin me postë jashtë Kosovës, kështu do të duket

KQZ mori vendim për miratimin e dizajnit dhe përmbajtjes...

Tragjedi në Ferizaj: Gjendet i vdekur një 29-vjeçar

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në...

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka pasur probleme me fluturime për shkak se në pajisjet e navigimit është futur uji si pasoj e reshjeve të shiut.

Zëdhënësi i Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), Driton Ujkani, për Telegrafin ka thënë se për fat të mirë defektet teknike janë evituar dhe fluturimet janë rikthyer.

“Janë anuluar vetëm tri fluturime gjithsejtë, për të cilat do vendosin kompanitë respektive nëse do të realizohen më vonë apo jo. Defekti teknik është rregulluar dhe tashmë është kthyer normaliteti”, ka deklaruar Ujkani.

Ndryshe, reshjet e shiut gjatë dy ditëve të fundit kanë shkaktuar probleme të mëdha në trafikun rrugor në Kosovë.

Shumë fshatra e lagje janë përmbytur, derisa vetura të shumta janë dëmtuar nga vërshimet masive.

Dëmet materiale llogaritet të jenë të mëdha derisa nga komunat është premtuar kompensim./Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz