BallinaLajmeParalajmëron IHMK: Nesër pritet gjendje kritike nga vërshimet

Paralajmëron IHMK: Nesër pritet gjendje kritike nga vërshimet

Të ngjajshme

Mbappé e vë në shënjestër Brazilin: mund të luajë edhe më shumë se 45 minuta

Prania e Kylian Mbappés në ndeshjen mes Francës dhe...

Shifra alarmante: Rreth 500 raste të reja me kancer në QKUK ende pa u mbyllur tremujori

Shifrat nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) tregojnë...

Irani pretendon se ka goditur aeroplanmbajtësen amerikane USS Abraham Lincoln

Ushtria iraniane pretendon se raketat e saj lundruese goditën...

“Shumë e mbyllur, shumë e hapur”/ Enca provokon ndjekësit

Enca Haxhia ka provokuar ndjekësit me fotografitë e fundit. Artistja...

Dardanët e zhvilluan stërvitjen e fundit para nisjes drejt Bratisllavës

Kombëtarja e Kosovës i ka kompletuar sot përgatitjet e...

Drejtoresha e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, Letafete Latifi, ka paralajmëruar se gjendja e vërshimeve në Kosovë do të vazhdojë të jetë kritike dhe e rrezikshme.

Prandaj u ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që të jenë në gatishmëri në mënyrë që të ketë sa më pak dëme.

“Siç është parashikuar reshjet do të vazhdojnë edhe nesër ku do të ketë herë reshje të borës e herë të shiut. Po ashtu, nesër do të paraqitet edhe një ndërprerje e përkohshme e reshjeve, por përsëri do vazhdojnë në mbrëmje. Ndërkaq, më 10 janar pritet rritja e intensitetit dhe si pas gjitha këtyre parashikimeve dhe gjendjes hidrologjike me gjithë këto përmbysje pritet që kjo situatë të jetë kritike. Duhet të jemi në gjendje gatishmërie sepse nivelet maksimale të lumenjve do të shkojnë edhe më tutje”, ka thënë ajo në Klan Kosova.

Latifi ka thënë se ende konsiderohet që Kosova është në gjendje kritike dhe të rrezikshme nga nivelet e ujërave nëpër lumenj.

Ajo ka shtuar po ashtu se vërshimet vijnë si rezultat i reshjeve dhe shkrirjes së borës, por që ndikim ka edhe faktori njeri, duke krijuar probleme me ngushtimin e profileve lumore, hedhjen e mbeturinave që krijohen, si dhe ndërtimi pranë tyre.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz