BallinaLajmeShpërthimi i fuqishëm në Ferizaj, 41 të lënduar

Shpërthimi i fuqishëm në Ferizaj, 41 të lënduar

Të ngjajshme

Policia jep detaje për rastin tragjik të gruas që ra nga Ura e Moglicës

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin tragjik...

Prezantoi dokumentet e falsifikuara në aeroport, tentoi të udhëtoj nga Prishtina në Berlin

Një person ka tentuar të udhëtojë në destinacionin Prishtinë-...

Tri super përballje sot në Superligë, vëmendja në Gjilan

Sot në Superligën e Kosovës zhvillohen edhe tri ndeshje...

Gjashtë vjet nga viktima e parë e COVID-19 në Kosovë

Sot mbushen gjashtë vjet që kur në Kosovë u...

Gimbo tregon se çfarë ndodhi me arrestimin e Gjestit

Ish-banori i Big Brother Vip 5, Gimbo, i ftuar...

Në një restorant në Ferizaj ka ndodhur një shpërthim i madh gjatë ditës së sotme. Si pasojë e tij, 41 persona kanë pësuar lëndime të ndryshme trupore, teksa 11 janë dërguar për shërim të mëtutjeshëm në QKUK në Prishtinë. Në mesin e të lënduarve janë edhe dy fëmijë.

Lajmin për rritjen e numrit të të lënduarve, në 41, e ka konfirmuar për Gazetën Express, Major Qazim Reka.

“Mund të ju konfirmojmë se numri i të lënduarve ka shkuar në 41”, tha Reka për Gazetën Express.

Brenda restorantit dyshohet se ka shpërthyer një bombolë e gazit, ku përveç dhjetëra të lënduarve janë shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale.

Akoma nuk dihen shkaqet e shpërthimit, teksa policia dhe njësitet e tjera relevante po qëndrojnë në vendin e ngjarjes.

Ndërsa, nga Spitali i Feriajit kanë treguar për gjendjen e të lënduarve që kanë kërkuar trajtim në këtë spital.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz