back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeÇifti jetonin ndaras në Zvicër, detaje nga vrasja e katërfishtë në Pozhoran

Çifti jetonin ndaras në Zvicër, detaje nga vrasja e katërfishtë në Pozhoran

Të ngjajshme

Të shtëna me armë zjarri në Ferizaj, arrestohen tre persona

Tre persona janë arrestuar pas të shtënave me armë...

EFL po shqyrton ndryshim të diskutueshëm në rregullat e play-off-eve të Championship

Propozimi ka marrë mbështetje nga disa klube të Championship. Edhe...

Ismaili: Përparim Rama ka eskaluar me megaprojekte, unë trafikun e zhbllokoj për 18 muaj

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës në garën për...

Rusia i bën thirrje Polonisë të rihapë kufirin me Bjellorusinë

Rusia i bëri thirrje Polonisë që të rihapë kufirin...

Ngjarja tragjike e familjes Zuka, ku mbetën të vrarë 4 anëtarë të kësaj familje nga Pozherani ka nxitur shfaqje të shumë versioneve mbi rrethanat e arsyet e kësaj tragjedie.

Një nga versionet thoshte se arsyeja që çoi te vrasja është një konflikt që kishte pasur çifti bashkëshortor në Zvicër, ku ata kishin jetuar.

Një person thotë për albinfo.ch në kushte anonimiteti se familja ka qenë e ndarë, pra nëna ka jetuar bashkë me djemtë, ndërsa babai i tyre ka jetuar në nje tjetër lagje pasi që ata ishin në proces të divorcit, transmeton albinfo.ch burimin anonim. Sipas saj, arsyeja e divorcit ishte dhuna fizike që babai kishte ushtruar mbi nënën.

Familja, sipas burimit, kishte punuar shumë gjatë për të ndërtuar disa shtëpi në Kosovë, e kësisoj pas ndarjes me vëllëzërit asnjëra shtëpi nuk u kishte “rënë hise” familjes. Këtu kishte nisur mospajtimi.

Burimi më tutje saktëson se familja kishte ardhur në Kosovë ndaras: nëna me djemtë me makinë, ndërsa babai i tyre, me avion. Po ashtu djemtë dhe nëna kishin qëndruar në shtëpinë e re, që e kishin ndërtuar më vonë, me paratë e tyre dhe pa kontributin e bashkëshortit/babait të fëmijëve, citon albinfo.ch burimin e saj. Ata nuk e kishin dashur praninë e tij në këtë shtëpi.

Kujtojmë se kjo vrasje e shumëfishtë ka ndodhur më 30 dhjetor në fshatin Pozheran të Komunës së Vitisë, ku dyshohet se një burrë ka vrarë gruan, dy djemtë e tij dhe veten.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz