BallinaLajmeMësohet kush është burri që vrau gruan, fëmijët dhe veten

Mësohet kush është burri që vrau gruan, fëmijët dhe veten

Të ngjajshme

Chelsea arrin marrëveshje me Xabi Alonson

Chelsea duket se po lëvizë në mënyrë vendimtare drejt...

I jashtëzakonshmi Olise, shpallet lojtari i sezonit në Bundesliga

Michael Olise padyshim ishte ylli i Bayern Munichut këtë...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak orësh në fshatin Pozheran të Vitisë. Reporteri.net mëson se burri i cili vrau gruan, dy fëmijët dhe më pas veten është Fetah Zuka, i cili kishte vite që jetonte në perëndim.

Rastin e ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se sot rreth orës 18:00, në fshatin Pozhoran, komuna e Vitisë, dyshohet të ketë ndodhur një vrasje e katërfishtë, motivet e së cilës për momentin ende nuk dihen.

Sipas informatave fillestare, dyshohet se personi me inicialet F.Z., me armë zjarri ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, të ndjerën M.Z. dhe dy fëmijët e tij, të ndjerët H.Z. dhe A.Z., ndërsa në fund ka kryer vetëvrasje.

Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë policia, prokurori i rastit dhe ekipa mjekësore, të cilët edhe kanë konstatuar vdekjen e tyre, ndërsa me urdhër të prokurorit trupat e të njëjtëve do të dërgohen për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë.

Tashmë kanë dalë edhe pamjet e para nga vendi i ngjarjes:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz