BallinaLajmeI dyshuari sulmon fizikisht një person në magjistralen Prishtinë–Shkup, arrestohet nga Policia

I dyshuari sulmon fizikisht një person në magjistralen Prishtinë–Shkup, arrestohet nga Policia

Të ngjajshme

Sa të sigurta janë ushqimet në tregun e Kosovës?

Nga vendi i prodhimit e deri në tryezën e...

Bayerni e mbyllë sezonin, duke thyer një rekord historik

Bayern Munichu thyen rekordin historik për numrin më të...

Ademi uron Afrim Osmanajn për zgjedhjen si kryetar i ri i FFSHGJ-së

Afrim Osmanaj është zgjedhur kryetar i ri i Federatës...

Njësia e Hetimeve e Policisë së Kosovës ka arrestuar një person në Ferizaj, i dyshuar për “lëndim të rëndë trupor” dhe “kanosje”.

Sipas raportit të policisë, incidenti ka ndodhur më 15 maj 2026 në rrugën magjistrale Prishtinë – Shkup. I dyshuari, identifikuar me inicialet R.S., dyshohet se ka bllokuar dhe sulmuar fizikisht viktimën A.T., duke i shkaktuar lëndime të rënda. Viktima ka marrë trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit të Ferizajt, transmeton lajmi.net.

Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se e njëjta person kishte marrë kanosje përmes telefonit nga i dyshuari. Si provë, viktima ka dorëzuar dy audio-incizime ku dëgjohen fjalët kërcënuese.

Gjatë intervistimit nga policia, R.S. ka pranuar kryerjen e veprave të dyshuara, në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit, rasti është regjistruar zyrtarisht dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Policia ka bërë të ditur se hetimet do të vazhdojnë për të siguruar të gjitha provat dhe për të përfunduar procedurat ligjore ndaj të dyshuarit.

Komunikata:

Arrestohet një person i dyshuar për “Lëndim të rëndë trupor” dhe “Kanosje” në Ferizaj

Ferizaj, 16.05.2026

Njësia e Hetimeve e stacionit policor, ka arrestuar dhe ndaluar një person të dyshuar për dy vepra penale.

Me datën 15.05.2026, në rrugën magjistrale Prishtinë – Shkup, ka ndodhur një incident trafiku dhe sulm fizik. I dyshuari R.S., pasi ka tejkaluar dhe bllokuar me automjetin e tij viktimën A.T., e ka sulmuar këtë të fundit fizikisht duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit të Ferizajt.

Gjatë zhvillimit të hetimeve, policia ka intervistuar edhe vajzën e viktimës, A.T. (ish-bashkëshortja e të dyshuarit), e cila ka deklaruar se është kanosur përmes telefonit nga i dyshuari R.S. Si provë materiale, ajo ka dorëzuar dy audio-incizime ku dëgjohen fjalët kërcënuese.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, me ç’rast ka pranuar kryerjen e veprave penale.

Në lidhje me këtë rast, me vendim te prokurorit të shtetit, është iniciuar rasti për veprat penale „Lëndim i rëndë trupor“ dhe „Kanosja“, ndërsa i dyshuari R.S. është dërguar në mbajtje për 48 orë./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz