HomeLajmePZAP i jep “vulë” vendimit të KQZ-së, nuk e certifikon një parti...

PZAP i jep “vulë” vendimit të KQZ-së, nuk e certifikon një parti për të marrë pjesë në zgjedhje

Të ngjajshme

Shqyerja e fletëvotimit, Pula: Parashihet dënim nga 1 deri në 3 vjet burg

Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, Laura Pula, ka deklaruar se...

S’ka kush që e ndal, Kimi Antonelli fiton në Monaco

Kimi Antonelli ka fituar Çmimin e Madh të Monacos...

Abdixhiku me videomesazh: Dilni dhe votoni, përcaktone fatin e Republikës

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka dal me një...

Zyra zvicerane e migracionit shkurton 100 vende pune për shkak të rënies së kërkesave për azil

Sekretariati Shtetëror Zviceran për Migracionin (SEM) ka njoftuar se...

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka refuzuar ankesën e subjektit politik Stranka Demokratske Akcije (SDA) me seli në Pejë për certifikim në Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvend të Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026.

Në vendimin e publikuar, PZAP-i shpjegon se ankesa është refuzuar si e pabazuar, duke theksuar se: “Parashtruesi i ankesës nuk ka arritur që të vërtetoj me asnjë provë të vetme se me këto veprime nga ana e KQZ-së, ka pasur shkelje të dispozitave ligjore të Ligjit për Zgjedhje apo të Rregullave Zgjedhore të KQZ-së.”, transmeton lajmi.net.

Sipas panelit, problemi kryesor ka qenë numri i nënshkrimeve të dorëzuara nga SDA për certifikim:

“Në platformë janë ngarkuar 1,181 nënshkrime, por 233 nuk ishin mbledhur sipas formularëve zyrtarë, duke lënë 930 nënshkrime të vlefshme, që nuk mjaftojnë për certifikim.”

Vendimi përfundon duke theksuar se barra e provës për të vërtetuar shkelje bie mbi ankuesin:

“Vendosja e ankesat nga PZAP-ja mbështetet në dëshmi të qarta dhe bindëse.”

Ky vendim mbyll çështjen dhe SDA nuk do të mund të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz