HomeLajmeEkspertët ndërkombëtarë trondisin Maqedoninë: Nga 20 pacientë të operuar në zemër, 9...

Ekspertët ndërkombëtarë trondisin Maqedoninë: Nga 20 pacientë të operuar në zemër, 9 rezultuan se ishin operuar pa nevojë

Të ngjajshme

Bleron Baraliu prezanton projeksionin e zgjedhjeve të 7 qershorit, këto janë rezultatet

Në edicionin special kushtuar zgjedhjeve parlamentare në Kanal 10, pak...

Petrit Selimi citon disa exit-polle paraprake, flet për rezultate “tronditëse”

Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe ish-zyrtari i PDK-së,...

Ylli i Brazilit e humb Botërorin, u lëndua në miqësore

Pasi pësoi një dëmtim në kofshë në miqësoren e...

Dy çifte u kapën duke votuar në të njëjtën kabinë në Mamushë

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi...

DnV: Dalje e ulët e qytetarëve në votime, 10% më e ulët se në zgjedhjet e 2025-tës

Dy orë para mbylljes së vendvotimeve, Demokracia në Veprim...

Një grup ekspertësh ndërkombëtar kanë tronditur Republikën e Maqedonisë së Veriut, pasi që të njëjtit kanë thënë se, nëntë pacientë i janë nënshtruar ndërhyrjeve të panevojshme në zemër, nga 20 gjithsej.

Pacientët mbijetuan dhe u trajtuan në dy klinikat publike të kardiologjisë në Shkup, në spitalin e Shtipit, në spitalin “8 Shtatori” dhe në tre qendra private – “Kardio Art” nga Shtipi, spitalin “Zan Mitrev” dhe spitalin “Acibadem Sistina” në Shkup, raporton Republika.

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, ka thënë se hetimi u zhvillua në 20 raste dhe u nis pasi kardiologu i njohur Sasko Kedev paralajmëroi për raste abuzimi dhe trajtime të panevojshme që kryheshin për të përvetësuar fonde nga buxheti publik dhe nga vetë pacientët.

Komisioni mbajti 16 mbledhje dhe shqyrtoi në detaje 20 raste, ndërsa në 13 prej tyre gjeti dyshime për operacione të panevojshme ose operacione të rekomanduara pa nevojë, tha ministri Aliu, duke shtuar se në shqyrtimin e rasteve ndihmuan edhe mjekë nga Italia dhe Sllovenia. Specialistët e huaj konstatuan se në katër nga 13 rastet fillestare trajtimi i rekomanduar ishte i justifikuar, ndërsa në nëntë rastet e tjera “disa aspekte të trajtimit ishin nën standardet e pritshme profesionale dhe mund të kenë pasur ndikim negativ në rezultatin klinik”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz