BallinaLajmeHaziri: Vjosa Osmani nuk ka vend jashtë LDK-së

Haziri: Vjosa Osmani nuk ka vend jashtë LDK-së

Të ngjajshme

Lebroni vazhdon të thyejë rekorde, bëhet lojtari me më shumti paraqitje në NBA

LeBron James theu rekordin e NBA-së për më shumë...

Ekspertja e Turizmit: Kukësi dhe Korça po blejnë naftë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Ekspertja e turizmit, Flora Xhemani Baba, ka shprehur shqetësimin...

Diskutimet dhe vendimi i trupit gjykues, momenti ku peshohet drejtësia dhe historia e vendit tonë

Shkruan: Ardian Bajraktari Në çdo proces penal, momenti kur trupi...

Rama: Nuk ka abuzim me çmimin e naftës në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka folur për rritjen e çmimit...

Arrestohet një person në Mitrovicë, dyshohet se sulmoi bashkëshorten nën ndikimin e alkoolit

Një person është arrestuar në Mitrovicë pasi dyshohet se...

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për largimin e Vjosa Osmanit nga partia dhe krijimin e një iniciative të re. Haziri thotë se Osmani e ka vendin në partinë ku ka filluar karrierën politike.

Haziri ka deklaruar se Osmani nuk ka vend jashtë LDK’së. Sipas tij, ajo nuk bën të kërkojë vend jashtë partisë në të cilën filloi karrierën politike para 12 vitesh.

Ai thotë se Osmani është ndërtuar në profilin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Me vjen keq edhe sot, nuk po di si ta shpjegoj ndryshe, pos me thonë se Vjosa nuk ka vend jashtë LDK-së, nuk bon me lypë vend jashtë LDK-së, sepse nuk e ka. Është ndërtu për 12 vjet në mënyrë aktive, sa unë e kujtoj edhe në zyre të presidentit Sejdiu, edhe në detyra tjera që ka pasur si deputete, si përfaqësuese e jonë, është ndërtuar në profilin e LDK-së”, ka deklaruar Haziri në Kanal10.

Ai tutje ka deklaruar se ka pasur disa herë dallime me Osmanin, megjithatë sipas tij, ajo mbetet një vlerë politike.

Ndërkohë, Haziri ka folur edhe për iniciativën me të cilën Osmani pritet të garojë në këto zgjedhje dhe dëmtimin e mundshëm që mund t’ia bëjë LDK’së largimi i Osmanit.

Në situatën aktuale, me largimin e Osmanit nga LDK, Haziri nuk e sheh fitues asnjërën palë.

“Sot ne humbim, nesër humb Vjosa. Pozicioni është i njëjtë. Ne dëmtohemi sot, në procesin tjetër dëmtohet Vjosa”, ka thënë Haziri.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz